Shpërthen revolta! Zjarr në bulevard, policia vijon të hedhë gaz lotsjellës

Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur zjarr në vende të ndryshme të bulevardit.
Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gaz lotsjellës, me qëllim që të shpërndahen protestuesit.
Revolta është shtuar tej mase, teksa shpërthime të forta dëgjohen në bulevardin kryesor të Tiranës.
360grade.al


















