Rama nga biznesi i dëmtuar gjatë protestës: S’do lejojmë që politika e falimentuar me maska të rrëmbejë lirinë përmes dhunës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh në Facebook nga një biznes i dëmtuar gjatë protestës, ku foli për dhunën, të drejtat e studentëve, rritjen e pagave dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Rama theksoi se mbrojtja e të rinjve dhe e qytetarëve është përgjegjësi e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që e ardhmja e tyre të rrezikohet.

Ai nënvizoi se përgjegjësia e tij është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Gjatë mesazhit, Rama u ndal edhe te pagat dhe digjitalizimi i shërbimeve publike, duke theksuar se ato kanë ardhur në rritje dhe do të vijojnë të rriten.

Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara në biznesin nga ku publikoi videomesazhin, kryeministri bëri dallimin mes protestës paqësore dhe akteve të dhunës e dëmtimit të pronës.

Rama theksoi se studentët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave paqësore, ndërsa dëmtimi dhe grabitja e bizneseve përbëjnë akte kriminale.

“Pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, nuk do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e tyre. As për përfitimet e atyre duarve të paudha dhe as për duart e mbrapshta që futen për të na ndaluar. Përgjegjësia ime është të mbroj qytetarët tanë të garantoj drejtësi dhe të çoj përpara Shqipërinë në BE. Kemi nisur rrugën ku do e çojmë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Pagat? Pagat nuk janë asnjëherë mjaft por kanë vazhduar të rriten dhe do të rriten përsëri. Sot shërbimet janë në masën më dërrmuese me një klik. Do vazhdojmë bashkë me ju, ta çojmë Shqipërinë përpara. Do mbrojmë të drejtën e çdo studenti shqiptar dhe çdo shqiptari. Nuk do lejojmë që politika e falimentuar ma maskat e saj të rrugës dhe klounët e mbrëmjes të rrëmbejë lirinë përmes dhunës. Një student që mban pankartë ushtron të drejtë demokratike dhe një maskë që thyen dhe grabit një biznes kryen një krim dhe ne dimë ta bëjmë dallimin”, tha ai.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri