» FOTO/ Shkresa e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze për…

FOTO/ Shkresa e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze për…

Shkresa e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze për agresionin serb ( viti 1920)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Qershor 2018

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 16 gushtit 1920, në faqen n°2,shkresën e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze në lidhje me agresionin serb në Shqipëri.

Çfarë kanë shprehur asokohe delegatët shqiptarë në këtë dokument ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Fati i Shqipërisë

Pas Italisë, Serbët dhe Grekët.

Romë, 15 Gusht.

Serbët kanë hyrë në Lezhë dhe synojnë Shkodrën. Grekët kanë zbarkuar në Himarë.

Një shkresë proteste nga delegacioni shqiptar.

Delegacioni shqiptar, lidhur me çështjen e pushtimit të Shqipërisë nga trupat serbe, sapo u ka dërguar qeverive të fuqive të mëdha shkresën në vijim :

Pavarësisht se qeveria shqiptare e ka siguruar gjithmonë qeverinë jugosllave në lidhje me dëshirën e saj të madhe për të jetuar në paqe, më 10 gusht, trupat serbe kanë pushtuar papritmas territorin shqiptar nëpërmjet krahinave Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit.

Duke gjykuar shfarosjen sistematike të elementit shqiptar në rajonet e aneksuara nga Serbia, dhe duke parë forcat e konsiderueshme të artilerisë të angazhuara nga serbët në këtë moment, ky pushtim është qartësisht i paramenduar dhe ka për qëllim shtypjen e shtetit shqiptar dhe shfarosjen e racës sonë.

Populli shqiptar, i kërcënuar, i bën thirrje drejtësisë më të madhe dhe dinjitetit të qeverisë së Republikës franceze, që t’i japë fund këtij agresioni të padrejtë dhe të na shpëtojë nga katastrofa.

 (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania):https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1920-shkresa-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-qeverise-franceze-per-agresionin-serb-ne-shqiperi.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera