Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do të gjobiten

Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për pastrimin e lumit Lana, me qëllim shmangien e grumbullimit të mbetjeve dhe problemeve që mund të shkaktohen nga prurjet e shtuara.

Gjatë ndërhyrjes janë evidentuar sërish mbetje të hedhura në lumë nga persona dhe subjekte të papërgjegjshme, pavarësisht pastrimeve periodike që kryhen nga ekipet e Bashkisë.

“Lana nuk është kosh mbeturinash”, është apeli drejtuar qytetarëve dhe bizneseve, të cilëve u kërkohet të mos hedhin mbetje në shtratin e lumit dhe në hapësirat përreth

tij.

Bashkia paralajmëron se ndaj personave apo subjekteve që ndotin Lanën do të merren masa administrative dhe do të vendosen gjoba.

“Mbajeni pastër! Kundërvajtësit do të gjobiten”, thuhet në mesazhin e Bashkisë.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri