Tregu i fondeve të investimit vijon rimëkëmbjen, në rritje me 23% në fund të tremujorit I

Megjithatë, frenimi i rritjes së normave të interesit gjatë vitit 2023 bëri që rënia e vlerës së aseteve të frenohet. Mbështetur në të dhënat nga shoqëritë administruese, shumica e fondeve janë kthyer në territor pozitiv, për sa i takon kthimit vjetor nga investimi.

Një zhvillim edhe më i rëndësishëm ishte edhe rritja e numrit të anëtareve në këto fonde. Numri i anëtarëve arriti në 33 243, në rritje me 3.3% që nga fillimi i vitit 2024 dhe me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe ky është një tregues i rifitimit gradual të besimit të investitorëve, pas largimit në masë gjatë vitit 2022. Sidoqoftë, edhe numri i investitorëve ngelet ende larg nivelit prej më shumë se 40 mijë subjektesh (në masën dërrmuese individë) që regjistrohej para rritjes së normave të interesit, në fund të vitit 2021.

Fondet e investimit në Lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare). Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare. Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.

Në fund të tremujorit të parë 2024, në treg ishin aktivë 14 fonde investimi, të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese.

Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë pothuajse 93% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Megjithatë, në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në lekë, Raiffeisen Prestigj, me pothuajse 63% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në Lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me afërsisht se 17% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me 6.5% të vlerës neto të aseteve.

Ndërkohë, në rritje paraqiten në dy vitet e fundit fondet e investimeve alternative, Sea Land dhe Green View, që tashmë përbëjnë pothuajse 9.4 % të aseteve neto të tregut. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve.

Marre nga Monitor

 

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera