Rama: Nga marrëveshja për pensionet përfitojnë 421 mijë persona

Nga marrëveshja me Italinë për pensionet do të përfitojnë 421 mijë persona. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët e Italisë në Milano.

“Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ia dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar,” deklaroi kreu i qeverisë.

Rama u kujtoi po ashtu shqiptarëve në Itali se për shumë vite me radhë me remitancat kanë mbajtur në këmbë Shqipërinë.

“Sot është radha e shqipërisë t’ju bëjë krenarë kur flitet për dinjitetin e saj të rifituar përfundimisht europian,” shtoi kreu i qeverisë.

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera