Ndërhyrjet estetike, dermatologët: Ka shumë abuzime, pas pesë vitesh do shohim dëmet që janë bërë

Rrjetet sociale po ndikojnë në transformimin e vajzave të reja, të cilat në kërkim të bukurisë kanë transformuar imazhin e tyre me fillera apo ndërhyrje, ku në jo pak raste kanë pësuar dëmtime apo janë orientuar drejt të shëmtuarës.

“Kemi filluar edhe në moshë të hershme, jam kundër sepse nuk duhet të rendim ndaj këtyre ndryshimeve, por të korrigjojmë çfarë është për t’u korrigjuar dhe të mbajmë atë re atë që na ka falur natyra. Ka një masivizim të mjekësisë në duar të jo mjekëve. Kemi një abuzim të pamatë, do shikojmë pas pesë gjashtë vitesh dëmet që janë bërë, për aplikimet jo nga duart e mjekëve”, tha Erjona Shehu, mjeke dermatologe.

“Rrjetet sociale po luajnë rol në konceptet se si është bukuria”, tha pedagodia, Monika Fida.

Kjo pasi frekuentojnë sallone estetike që injektojnë solucione aspak të certikuara dhe që nuk dihen nga vijnë apo që aplikohen nga jo profesionistë.

Dermatologë nga Shqipëria dhe Kosova , por edhe profesore të njohur në vende të Europës janë mbledhur në Kongresin e Tretë, ku kanë diskutuar mbi të rejat në fushën e dermatologjisë dhe estetikës, por edhe mbi problematikat dhe komplikacionet që po shkaktohen tek djemtë dhe vajzat e reja, të cilat për arsye te çmimeve më të lira, drejtohen nëpër parukeri apo sallone që nuk kanë një mjek dermatolog për të kryer ndërhyrje.

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera