Rama takim me shqiptarët në Milano: Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Milano një takim me bashkatdhetarë në kuadër të turit të takimit me diasporën.

Takimi ka nisur me himnet e dy shteteve, të Shqipërisë dhe Italisë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se emigrantët shqiptarë në Itali, janë shëmbëlltyra e ribashkimit me Europën dhe përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut.

“Një përqafim të gjithëve kudo janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuqezi dhe tre ngjyrëshi italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy popujsh që i ka bashkuar një det i tërë historie.
Shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën. Ju, jo politika as media as biznesi.
Ju jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut.
Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re.

Dje kjo dukej gjëja më e pamundur në botë kur u bëtë mbartësit e peshës tronditëse të misionit historik mbi anijet e ndryshkura të Shqipërisë komuniste”, tha ai.

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera