Ku e sheh veten kryeministri Edi Rama pas 20 vitesh? Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, kryeministri Rama tha:

Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe nuk kam mundur të mësoj si psh të qep e duke ndarë eksperiencën e shijen me njerëzit që nuk më zgjedhin por i zgjedh. E shoh veten në katund duke u marrë me shijen e të parit e të dëgjuarit e të folurit. Dua të jem një katundar papretendime i pabezdisshëm dhe i padukshëm por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe varrezat i kam afër.”