Turi i takimeve me diasporën, Rama mbledh sot shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të takimeve me diasporën, do të vizitojë ditën e sotme Italinë. Rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, Rama do të zhvillojë sot takim me shqiptarët e Italisë.

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Athinë ai u takua me mijëra emigrantë, përfaqësuesit e të cilëve thonë se kishin pritje më të mëdha prej tij, në lidhje me disa probleme me të cilat përballen. Në Shqipëri, pushteti e cilësoi takimin si të frytshëm, ndërsa opozita si “propagandë”. Gjatë takimit me emigrantët në një sallë të stadiumit “Galatsi” në kryeqytetin grek, Rama bëri thirrje për një histori të re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera