Aksioni i SPAK/ Laert Vasili: Populli u beson mbrojtjen, policët arrestohen! Meçe: Gjithçka lidhet me vrasjen e Artan Santos, aty nis e mbaron çdo gjë!

Polemisti Laert Vasili në emisionin “360 gradë” në ABC News foli për ngjarjet e fundit në vend dosjen e SPAK dhe aksionet e fundit të shtrira në disa qytete, ku pas hetimeve rezultoi se edhe efektivë të policisë ishin të përfshirë me grupet kriminale.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se situata është bërë e vështirë, dhe se në gjithë këto kohë populli shqiptar u ka besuar efektivëve mbrojtjen, por tashmë nga aksionet e fundit ka pasur shumë të arrestuar.

“Të gjithëve na kujtohet deklarata e zotit Lu “që do kapet peshku i madh”, mesa duket po kapen vetëm cironka. Pas SPAK është FBI dhe DEA, nuk ka asgjë për të mos u kuptuar. Historia tregon që në shtetet ku kanë hyrë FBI dhe DEA janë bërë reforma rrënjësore. Këto komente, jo gjykata, jo po liroje, janë përralla me mbret. Në tavolinat e pensionisteve dëgjohet shprehja, a Enver ku je. Nëse ju kujtohet në Fier janë bërë dy varjet e fundit në litar dhe u lanë atje. Nuk kemi parë ndonjë varje në litar, madje shohim që në burg jetojnë si pashallarë, atëherë ta bëj dhe unë, të shkoj në burg, më siguroni nja 100 milion euro kur të dal. Një gazetar i kriminalistikës ka muaj që thotë nuk përmendet një emër. A mbajnë përgjegjësi për deklaratat që bëjnë. SPAK tre mandate të tjera dhe jo një”, tha ai, duke shtuar: “Populli shqiptar u beson mbrojtjen, policët arrestohen.

Gazetarja, Anduena Llabani: Krimi është sofistikuar. Dumani pranoi që janë kapur organizata që japin para me fajde edhe individë që japin para me fajde.

Analisti Arben Meçe: 93 faqe është raporti i punë së SPAK për vitin 2023 që është publik. Janë të ekspozuara forma standard të krimit të organizuar. Por pse e bën SPAK, përse u shtrua në mënyrë imediate një strukturë e posaçme. Në Shqipëri ishte konsoliduar pandëshkueshmëria, krimi ishte bërë kancer. Para tre ditësh u bë një aksion i madh me mbi 50 urdhër arreste. Janë ekspozuar 7 grupe kriminale. Pjesa e padukshme e problemit lidhet me origjinën e asaj që tha Dumani zbardhjen e parave në banka, dhe zbërthimi i grupeve kriminale me politikën. Çdo gjë lidhet me vrasjen e Artan Santos, aty fillon dhe mbaron. Santo ka qenë shefi i madh një banke, me lidhje të drejtpërdrejta me politikën. Kur ndryshojë regjimi vendosën të asgjësonin llogaritarin e tyre. Prokuroria nuk shkoi të bënte hetim te zyra e Santos, u interesua të mbyllte çështjen dhe u interesua pas 7 vitesh të hapesh. Por qitësit që ishin dëshmitarë që duhet të asgjësoheshin dhe këtu fillon lufta. Nuk ishin qitës me pagesë sepse ishin qitës politik. Të gjithë flasin për luftë të brendshme mes grupeve dhe nuk rikthehen para 10 vitesh kur u vra Santo. Bami që është strumbullari i gjithë konfliktit sepse për asgjësimin e tij janë paguar 1 milion euro. Këto gjëra kanë dalë në pah me atë veprim që ka bërë SPAK. Ky nuk është një konflikt ordiner, është shumë e më shumë se kaq.

Polemisti Laert Vasili: Ne që nga mesjeta kemi qenë mercenarë të paguar që bënim luftërat e të tjerëve. Çfarë bëjnë ndryshe këta sot, ruajnë traditën. Kaq.

 

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera