Dy largime nga “Ferma VIP”, Buçko dhe Ditea përfundojnë në ishull

Gledisi i njohur si Buçko, iu dha vendimi për t’u larguar nga “Ferma VIP” kjo pasi kishte thyer rregulloren duke hapur një zarf që nuk duhej. Mirëpo Agai e vuri fermerin përballë dy zgjedhjeje: eleminim përfundimtar apo të shkonte në ishull dhe Gledisi zgjodhi këtë të fundit.

Nga ana tjetër, Ditea ishte një prej dy më pak të votuarave prej publikut e cila humbi sfidën përballë Xhesikës dhe sipas rregullave duhet të linte shtëpinë e “BBV3”.

 

Agai i dha një tjetër mundësi dhe Diteas ku publiku do të votonte për 12 orë nëse donin që Ditea t’i bashkohej Buçkos në ishull. Ajo u dërgua në një ambient tjetër teksa priti për vendimin e marrë për të dhe publiku vendosi që ajo të shkonte në Arameras me Buçkon mirëpo vetëm një prej tyre do të ketë mundësi të hyjë përsëri në fermë.

 

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera