Koçiu: Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan do të mbajë emrin e mjekut infeksionist, Lefter Guxho

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu jep lajmin e bukur që poliklinika e Specialiteteve në Elbasan do të mbajë emrin e mjekut të njohur infeksionist, Lefter Guxho.

Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu shprehet që Dr. Guxho në Qarkun e Elbasanit njihet si një udhërrëfyes dhe për brezin e ri të mjekëve, për humanizëm dhe devotshmëri në shërbim të qytetarëve.

Postimi i Koçiut: 

Poliklinika e Specialiteteve në 📍Elbasan, nga sot do të mbajë emrin e mjekut të njohur infeksionist, Lefter Guxho, në respekt dhe mirënjohje për përkushtimin gjatë gjithë jetës së tij në shërbim të atyre që kishin më shumë nevojë.
Ky institucion shëndetësor, i rikonstruktuar me ambiente bashkëkohore, shërbime cilësore në 19 specialitete dhe pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit, tashmë do të përfaqësojë 40 vite punë të palodhur, me profesionalizëm dhe integritetit të Dr. Guxho në Qarkun e Elbasanit si dhe një udhërrëfyes edhe për brezin e ri të mjekëve, për humanizëm dhe devotshmëri në shërbim të qytetarëve.

360grade.al

Hapet kanali në YouTube: “360 gradë by Artur Zheji”

Të tjera