Armët e zbuluara dhe incidenti i Kuçovës me Athinën- 360 gradë me Artur Zhejin

Depo armësh janë zbuluar në pak kohë në vendin tonë gjatë operacioneve policore të kryera së fundmi.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, gazetari Roland Qafoku tha se armët e gjetura gjatë operacioneve të kryera nga policia i përkasin një cilësie shumë të lartë. Ndërsa theksoi se ajo që të bë më shumë përshtypje, është përse këto depo armësh u zbuluan pikërisht tani?

“Ajo që më bën përshtypje është cilësua, pasi mund ta quaj një minimarket ku çdokush mund të porosisë një vrasje. E them minimarket sepse shohim armë speciale të sofistikuara, supermarketi i ka të gjitha, kurse këtu i kishe cilësore. Nuk mendoj që këto ishin për të goditur shtetit. Por me rëndësi është që baza që është aty ishte larg vëmendjes së policisë. Dhe gjithashtu ajo që më bën përshtypje është përse u zbuluan pikërisht tani?”, tha gazetari Roland Qafoku.

Gazetarja Aida Topalli më tej u shpreh: Personi i arrestuar në banesën që u gjetën armët, ka qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e policisë. Dyshimet janë më shumë se ato armë janë të reja pasi janë të ardhura kryesisht nga Serbia. Kishte mes tyre dhe armë ruse. Pra nënkupton që bandat shqiptare po kërkojnë armë që kanë një precizon të lartë.

Kujtojmë se një depo me armatime të rënda u zbulua në fshatin Babicë të Vlorë, në një vilë dykatëshe . Depo, ku u gjetën Snajpera të montuar në gjendje luftarake, pistoleta Zastava,  qindra fishekë, minë e përshtatur me celular dhe  kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, dylbi optike,  radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme janë zbuluar nga policia në operacionin e koduar ‘Knock Out 6’. Mes armatimit nuk mungonte dhe një pistoletë stilolaps me fishekë

Nga një tjetër operacion i policisë u zbulua edhe një depo ku modifikoheshin armë zjarri në zonën e Yzberishtit.

 

 

Gazetarja e kronikës së zezë Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 Gradë” nga Artur Zheji në ABC News, foli për zbulimin e depove të armëve në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Ajo tha se këto depo funksionojnë për të pajisur me armë grupe kriminale dhe individë të caktuar. Në lidhej me zbulimin e tyre, gazetarja tha se vjen për shkak se ka të penduar.

Pse funksionin depot e armëve? Funksionin për të pajisur me armë grupe kriminalë dhe individë. Si ka mundësi që dalin tani këto armë, depo? Ka të penduar. Kështu ka ardhur dhe informacioni”, tha ajo.

Ndërsa gazetari Trashëgim Sokolaj zbuloi më shumë detaje mbi armë, ku tha se “Çmimet variojnë, fillojnë me çmim 300 euro. Kallashnikovi këmbehej me 800-1000 euro, në varësi të vitit të prodhimit. Për snajperit shkonin mbi 3000 euro. Rasti i Vlorës për nga sasia dhe llojit nuk është e vogël.

Rasti i vrasjes së biznesmenit në Rrëshen, është një nga rastet që sipas të dhënave të policisë, arma nuk është hedhur, djegur, apo braktisur pasi ka një vlerë të konsiderueshme. Këta marrin masa dhe përpiqen që të mos lë gëzhoja në mënyrë që arma të mos futet në regjistër

 

Gazetari Roland  tha se sa herë ka ndryshim të drejtorëve të Policisë, kjo është shoqëruar më pas me aksione dhe me arrestime në terren.

Ai shtoi se përkundër rasteve të goditura, Policia e Shtetit është shumë hapa mbrapa në krahasim me krimin e organizuar.

Sipas Qafokut, krimi i organizuar është sofistikuar në pajisje dhe veprime, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende me Policinë e Shtetit.

“Sa herë që ndërrohen drejtuesit e Policisë, ka një fushatë të tillë dhe realisht Policia e Shtetit e ka pasur këtë gangrenë. Krimi është sofistikuar, por policia nuk është sofistikuar. Krimi i organizuar është një hap para se Policia”, tha ai

 

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi përmes një lidhjeje ‘live’ për emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Ai tha se tashmë është faktike se Shqipëria është aleat serioze e NATO. Ndër të tjera tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar seriozisht për bazën detare në Shqipëri

“Ajo që dua të përmend është se është faktike që Shqipëria është aleat serioz i NATO-s dhe kjo e verifikon dhe baza ushtarake. SHBA e ka shtyrë para ndërtimin e kësaj baze dhe ka provuar se lidhja e kësaj baze me atë të KFOR…KFOR e ka ndarë aktivitet në 6 baza.

Dua të përmend faktin si është pritur tek ne. Mos të harrojë faktin që SHBA projekton baza të reja sigurie.

SHBA janë angazhuar seriozisht për bazën detare në Shqipëri. Flota do të jetë në koordinim për sigurinë ballkanike.”, tha ai.

 

Ish-ambasadori Pëllumb Xhufi, në emisionin “360 gradë” në ABC News foli për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe reagimet që erdhën nga Athina zyrtare.

Gjatë kësaj interviste, Xhufi tha se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë shihet se një prezencë jomiqësore, duke nënvizuar se gjithmonë qeveritë greke në mënyrë të tillë e kanë trajtuar Shqipërinë.

“Përveç agjendës që nga krijimi i shtetit grek që ne trashëgojmë që është ligji i luftës, çështja çame çështja e kufirit tokësor, çështja e pronës, problemi është që çdo lajm i gëzueshëm që vjen nga Shqipëria pritet me hundë e buzë nga Greqia dhe këtu është problemi i madh. Kur ne filluam të qasemi ne NATO-n apo kaluam faza të tjera, Greqia që ne kemi shumë shpresa, ka qenë vendi i fundit që na ka dhënë miratimin nga të gjitha vendet e BE për MSA, ka qenë i fundit që na dha miratimin për hyrje në NATO dhe me kushte. Ne e dimë mirë çfarë ndodhi, varrezat, shkolla, Himara apo edhe marrëveshja. Pra edhe hapja e një baze të NATO-s shihet si një prezencë jomiqësore sepse kështu e kanë trajtuar qeveritë greke për Shqipërinë”, tha Xhufi.

Nga ana tij, kapiteni Artur Meçollari shtoi se Greqi u vetëpërshtua dhe se ftesa për të marrë pjesë në hapjen e bazës së NATO-s i është bërë.

Kapiten Artur Meçollari u shpreh: Greqia u vetëpërjashtua, pasi kishte ftesë nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo është e konfirmuar. Është njëlloj reciprociteti që grekët kanë vendosur në këtë lloj marrëdhëniesh. Nëse ministri Dendias do të kishte ardhur, kuptohet që avionët grekë do të vinin të uleshin, por megjithatë mungoi edhe ministri turk i Mbrojtjes. Në lidhje me mosardhjen e ministrit Dendias është një pozicion reciprociteti që atë e vendosën me mos vajtjen e presidentit.

Roland Qafoku: Pesha specifike e Shqipërisë është rritur. Elementi kryesor në këtë histori nuk është vetëm inaugurimi i bazës, por ne sot kemi dy elementë, 84 vite ekziston ligji i luftës dhe nuk e kanë hequr. Në bazën e Kuçovës do të stërviten ushtarak Ukrainës dhe ky është thelbi. Për mendimin tim personal kjo është lufta e dytë e ftohtë. Në luftën e dytë jemi në NATO, dhe ky është ndryshimi.

Polemisti Laert Vasili, i ftuar në “360 Gradë” me Artur Zhejin tha se me hapjen e Bazës së NATO-s në Kuçovë, Greqia nuk duket e kërcënuar.

Ai shtoi se në shtetin fqinj ka disa baza të NATO-s.

Sipas tij, moSprezenca e Greqisë në ceremoninë e inaugurimit të bazës taktike në Kuçovë tregon se vendi fqinj është këmbëngulëse në politikat e saj dhe i qëndron parimeve të veta.

“Nuk besoj se Greqia ndodhet e kërcënuar nga Shqipëria. Janë diku 5 baza amerikane në territorin greke, edhe më shumë ndoshta, të cilat janë si detare dhe tokësore. Politika e shtetit fqinj, nuk ndryshon dhe nëse këmbëngulin në ndonjë gjë, këmbëngulin deri në fund”, tha ai.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në lidhje “skype” me emisionin “360 Gradë” duke cituar burime të informuara u shpreh se terroristi Milan Radojiçiç është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë.

Në këtë ngjarje, e cila ka ndodhur më 2 nëntor 2020, mbeti i vrarë dhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i identifikuar si Kujtim Fejzullai.

“Sipas një burimi mirë të informuar, terroristi Milan Radojiçiç është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë. Sipas këtij burimi i cili kishte dhënë kontribut për institucionet e inteligjencës së SHBA-ve, në rastin e sulmit terrorist në Vjenë me 2 nëntor 2020, aktualisht janë 5 shtetas të Serbisë të cilët kanë lidhje me Radoiçiç dhe inteligjencën ruse FSB, e të cilët rekrutojnë të rinj në organizatat terroriste islamike. Në këtë sulm terrorist ishte vrarë edhe një sulmues nga Maqedonia, i cili quhej Kujtim Fejzullai, dhe i cili ishte po ashtu nënë organizimin e këtyre shtetasve serbë”, tha ai.

 

 

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera