Top secret: Një proces i ri kriminal po zë fill kundër Belerit! 360grade nga Artur Zheji

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi tha në emisionin “360 gradë” se Fredi Beleri u vendos kandidat për Himarën nga Sali Berisha, që dikur e kishte shpallur terrorist për masakrën e Peshkëpisë. Sipas tij, opozita bëri autogol me Belerin pasi kishte të gjitha mundësitë për t’u sulmuar nga qeveria.

“Unë në ’94 kam pasur funksion drejtues në polici dhe nga zyrtarët më të lartë, në një mbledhje urgjente ku merrnin pjesë të gjitha shërbimet. Më është prezantuar Beleri si një terrorist dhe jam njoftuar nga fonograme të ndryshme për forcimin e gadishmërisë për strukturat e shtetit përgjatë kufirit për ngjarjen e Peshkëpisë. Krerët e shtetit pasi dekoruan të rënët në krye të detyrës, po ata për pragmatizëm politik i afruan Belerit kandidimin për bashkinë e Himarës. E kam fjalën për doktorin dhe të gjithë doktorët në koalicionin “Bashkë fitojmë”. Në këtë pikëpamje, Beleri u përdor për pragmatizëm politik për të kapur një vatër blu në jug nga opozita, parë në mundësitë për të bërë një fushatë, shto edhe sulmin e kryeministrit të Shqipërisë, që kishte sulmuar për koshat e plehrave kandidatin e tij.

Në krahun tjetër kishim opozitën e bashkuar me një kandidat. Po ti referohemi rezultat të zgjedhjeve, Beleri nuk ka fituar në bastionet e PS-së si qendra Lukovë, Himara apo Dhërmiu por jo në bastionet e opozitës. Në këtë kontekst, edhe informacionet edhe verifikimet e policisë për 13 maj, pol ishte përgatitur në kuadrin e strategjisë hartuar nga qeveria për ta goditur Belerin me çdo kusht. Në këtë rast ka fituar plani ogurzi i qeverisë kundër Belerit, por ndërkohë opozita ka bërë autogolin sepse kandidati i kishte të gjitha mundësitë për t’u sulmuar nga qeveria.”, deklaroi ish drejtori i policisë.

Ndërkohë, kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani, deklaroi se Beleri është “viktimë” e qeverisë. Ajo thotë se nëse Beleri do të ishte kandidat i PS, nuk do të ishte në burg.

“Për shkak të një fushate intensive që kemi pasur në Himarë, të ngjarjes që rrodhi në këtë situatë që jemi sot, për fatkeqësinë e komunitetit tonë, Beleri është viktimë e sistemit politik sepse ngjarja është inicuar nga Rama në Himarë duke denigruar zotin Beleri në personalitetin dhe pamjen e tij dhe duke mos e trajtuar si fushatë politike dhe kandidat që garon në zgjedhjet vendore dhe duke mos e goditur në programin konkret. Beleri nuk bën pjesë në këtë sistem, sistemi politik është PS. Qeveria ka goditur Belerin dhe sot është viktimë e qeverisë duke stisur një komplot. Më ka bërë përshtypje se pse ka arritur në këtë pikë por kaq e rëndësishme është bashkia e Himarës. Beleri është fituesi i bashkisë së Himarës. Nëse Beleri nuk do të ishte fitues i bashkisë ose kandidat i PS sot nuk do të ishte në burg.”, tha ajo.

 

 

Ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se Bashkia Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke.

Sakaq, ai ka theksuar se Fredi Beleri është në burg se fitoi, nëse do të ishte humbës askush nuk do ishte marr me të.

“E para Himara nuk është çështje shqiptaro-greke. 18 fshtra nuk flasin fare greqisht. Nëse bashkia ka 21 fshatra, 18 nuk flasin greqisht, janë vetëm tre fshatra që flasin dy gjuhë. Bashkia Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke

Është çështje mes qeverisë dhe opozitës. Problemi nuk është Fredi Beleri, që Edi Rama e ka kërkuar si kandidat përpara se të kandidonte, e ka pyetur Edi Rama në kryeministri dhe ai ka shkuar i shoqëruar me disa qytetarë të tjerë. Ai i ka thënë jo për shkak të historisë së tij familjare. E dyta, Rama i ka kërkuar dorëheqjen Belerit dhe ai ka thënë ‘unë vdes këtu dhe dorëheqjen nuk e jap’.

Fredi Beleri është në burg se fitoi. Nëse do të ishte humbës as Edi Rama nuk do ishte marr me të”, u shpreh Dhuli.

 

Gazetarja Anduena Llabani thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është vëzhguar prej vitesh nga organet ligjzbatuese.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se në çdo raport të shërbimit informativ, ka pasur informacione negative ndaj tij.

Llabani shtoi se Beleri ka qenë i pranishëm në varrimin e Kostandino Kacifas në 2018 dhe se ai ka lidhje edhe me një shqiptar të deklaruar grek, Harallambi Karathanos.

“Në fakt, e ka treguar që nuk është viktimë abuzuese, nëse i referohemi asaj çka ka ndodhur me pronat e marra nga bashkëshorti i ish ministres së Jashtme, tregon që zotëria i pandehur ka çfarë të thotë, ai di shumë gjëra, sepse ka qenë pjesë e tavolinave në politikë. Nuk është vetëm viktimë, është pjesë e të gjithë skenarit. Mendoj se e gjitha kjo është për ta nxjerrë viktimë të pronave, është skenar i politikës.

SPAK po merret me prova konkrete ndaj zotërisë. Opinoni im në lidhje me të shkuarën e Belerit, e kam thënë që Beleri ka qenë i vëzhguar prej vitesh nga organet ligjzbatuese, në çdo raport të shërbimit informativ, ka pasur informacione negative ndaj tij. Në ngjarjen e Kacifasit, në varrimin e tij, Beleri ka qenë aty. Shumica pati, çfarë pune ka zoti Beleri në ngjarje. Një ngjarje e ndodhur në nëntor të 2018, kemi 50 shtetas grekë të shpallur “non grata” nga qeveria shqiptare, kanë qenë të dyshuar se kërkonin të krijonin trazira. Njerëz që kishin lidhje me zotin Beleri.

Sot që flasim, në Prokurorinë e Gjirokastrës, kemi një çështje të hapur ndaj një shtetasi shqiptar, i deklaruar grek, Harallambi Karathanos, në ditën që u varros Kostandino Kacifas, u kap nga policia shqiptare në kufirin e Kakavijës duke kaluar në mënyrë të paligjshme. Ka nisur një hetim. Dihen lidhjet e Karathanos me zotin Beleri”, theksoi ajo.

Termi ‘terrorist” që Shemsi Prençi përdori ndaj Fredi Belerit ka shkaktuar debat në studion e emisionit “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji. Ish drejtori i policisë theksoi se Sali Berisha dikur e shpalli Belerin terrorist për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa vitin që shkoi e bëri kandidat të “Bashkë Fitojmë”.

Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani deklaroi se nuk duhet të denigrohet figura e Belerit në këtë mënyrë pasi nuk ka fakte edhe prova. Nga ana tjetër, Prençi shtoi se ka qenë vetë Berisha që e ka shpallur terrorist. Ai shtoi se opozita bëri autogol duke shpallur kandidaturën e Belerit në Himarë.

Afrovita Dhimojani: S’mund ta etiketojmë terrorist pa asnjë fakt konkret. Të paktën na sillni ndonjë dokument që ta etiketoni Belerin si terrorist. kam parë shumë analizë që bëjnë gjyqin moral të Belerit. Mendimet personale të çdo individi nuk është e vërteta për situatën që po flasim. Situata që po flasim janë zgjedhjet në Himarë, se si janë zhvilluar dhe gjithë komploti që është stisur ndaj tij dhe sei po mbahet sot bashkia e Himarës nga një kryetar ilegjitim.

Shemsi Prençi: Nuk e kam akuzuar unë. Edhe lavdi mbi Belerin pasi janë dekretuar dy dëshmorë të atdheut nuk mund të ketë. Do të të bëj një pyetje. Po gaboni shumë rëndë. Në komentin tim, unë nuk thashë e akuzoj unë. Nëse politika është amorale, duhet të ketë një moralitet, kur shkel mbi gjakun që ke dekretuar dëshmorët e atdheut.

Skerdjan Dhuli: E kuptuan se ishte gabim.

Afrovita Dhimojani: Akuzë shumë e rëndë pa asnjë provë, nuk kaasnjë vendim gjykatë dhe ne nuk mund të flasim në këtë mënyrë.

Shemsi Prençi: Një pyetje meqë je drejtuese e PD. Pse liderët e Bashkë Fitojmënuk erdhën asnjë ditë në Himarë.

Afrovita Dhimojani: Se nuk ishte e nevojshme të vinin në Himarë sepse ne ishim të bashkuar aty. E treguam rezultatin me 14 maj pavarësisht presionit. Meqë keni qenë ish drejtues të policisë, besoj se keni informacione se cfarë është bërë nga 12-15 maj, unë kam qenë tërë kohës aty në proces dhe ajo që na është bërë dhe thënë, jeni të përgjuar, do të futeni në burg.

Shemsi Prençi: Ashtu si opozita bëri autogolin duke kandiduar Belerin, ashtu edhe partia në pushtet angazhoi të gjitha strukturat shtetërore për ta marrë.

Skerdjan Dhuli: Këtë ftë e fituam ne

Shemsi Prençi: E fituar me metoda të paligjshme.

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi deklaroi se Fredi Beleri është turpi i Himarës.

Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Prençi u shpreh se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të kandidonte për kryetar bashkie në veri, Milan Radojçiçin, qytetarët në Kosovë do e vrisnin atë.

Sipas Prençit, Beleri nuk ka ndryshim nga Radojçiçi.

“Beleri është turpi i Himarës dhe nëse krenoheni me Belerin e keni gabim. Turpi. Politkisht është turpi. Nëse Albin kurti do të kandidonte Radojçiçin për kryetar bashkie, në komunat e veriut te Kosovës, kosovarët do ta vrisnin Albin Kurtin. Ta garantoj. Çfarë ndryshimi ka Radojçiçi me Fredi Belerin, ma thoni dot? Çfarë flisni? Nuk ndihmohet politika e opozitës duke mbrojtur Fredi Belerin. Harrojeni këtë punë. Jo, me dokumenta shtetërore. E keni gabim. Beleri nuk ka pranuar për shumë vite të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë shqiptare, për atë çka ishte akuzuar dhe për atë çka ai kërkohej në Shqipëri.

Fakti që ai i është shmangur drejtesisë shqiptare, fakti që ai nuk ka deklaruar që ka qenë i dënuar, kur ka dashur të kandidojë për kryetar bashkie, e bëjnë Belerin të pasinqertë me komunitetin e Himarës, me vetveten. Për Belerin ka dokumente në Shqipëri dhe Greqi”, theksoi ai.

Gazetarja Anduena Llabani është përplasur në studion e “360 Gradë” me kryetaren e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani.

Gazetarja ka thënë se shtetas grekë kanë ardhur me autobusë në Himarë përpara zgjedhjeve, ndersa Fredi Beleri kishte krijuar dhe një lloj dakordësie me shumë banorët, të cilët i kishte pajisur me pasaporta greke.

Nga ana tjetër, Dhimojani e ka kundërshtuar duke thënë se mund të merrni formularin e dekriminalizimit dhe mund të vërtetoni shumë thjesht të gjitha vendimet gjyqësore si në territorin brenda Shqipërisë dhe jashtë.

Llabani: Zoti Beleri kishte krijuar dhe një lloj dakordësie me shumë banorë, duke i pajisur me pasaporta greke. unë di që zoti Beleri ka pajisur njerëz me pasaporta në këmbim të votës. Unë di që furgona dhe autobusa me shtetas grekë vinin në Himarë për të krijuar situata para zgjedhjeve. Unë di që 50 shtetas grekë janë shpallur non grada nga policia shqiptare, sepse figurojnë persona kontigjentë të dy grupeve terroriste të shpallura në Greqi. Nëse kemi të bëjmë me një njeri që ka precedent penale, në Greqi, atëherë çfarë pritet tani.

Dhimojani: Zoti Beleri i ka bërë të ditura të gjitha vendimet gjyqësore si në territorin brenda Shqipërisë dhe jashtë. Mund ta merrni formularin e dekriminalizimit dhe mund ta vërtetoni shumë thjesht. E dyta, për sa i përket deklaratës që në Himarë vijnë autobusa me shtetas grekë, ju keni informacion që në Himarë ka votues grekë dhe kanë ardhur?

Llabani: Unë po flas për rastin konkret. Autobus me shtetas grekë janë përcjellë nga territori për zgjedhje, kanë ardhur në Himarë. Nuk po bëj deklaratë, po jap informacione.

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prenç deklaroi se shërbimet sekrete kanë informacione se Fredi Beleri ka suporte të dyshimta nga struktura jo shtetërore greke. Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, ku po flitet për kryetarin e zgjedhur të Himarës, që ndodhet në burg që nga maji i 2023.

Shemsi Prençi: Dihet që Beleri është subjekt i shërbimeve sekrete shqiptare për shkak të ngjarjes së Peshkëpisë. Që ai ka suport politik nga jashtë Shqipërisë, i kanë shërbimet sekrete që i raportojnë kryeministrit dhe presidentit. Që ka suporte të dyshimta nga struktura jo shtetërore të shtetit grek edhe kjo është. Ka një problem që nuk e mbani mend. Fredi Beleri nuk është pranuar që të kandidojë një rradhë, në mënyrë kategorike. Fakti që t’i kandidon për pushtetin vendor nuk do të thotë se nuk je më shërbim i punës së shërbimeve. Mund të jesh apo jo kryetar, por kryetari i bashkisë nuk ka imunitet. As kandidati i kryetarit të bashkisë. Pra nuk përjashtohet ligjërisht si objekt i punës së shërbimeve por është e shkruar e zeza në të bardhë që personazhi, pavarësisht se kujt është kandidat, është person që ka ngarkesa të shërbimeve. Por mospranimi i kandidimit nuk lidhet me veprën penale. Ne pretendojmë që ai person mund të rehabilitohet dhe nga i çvirgjër kthehet në i virgjër në kandidimin e dytë. Kjo nuk mund të ndodhë.

Afrovita Dhimojani: Me fitore.

Shemsi Prençi: Me fitoren e turpit. Po ta them ty edhe shefit tënd për të cilin kam punuar me jetë.

Afrovita Dhimojani: Janë 4 mijë vota në Himarë, nuk mund t’i thoni një komuniteti është turp.

Shemsi Prençi: Fakti që opozita e bashkuar së bashkuar dhe shefat e saj bënë një autogol me kandidaturën e Belerit, pastaj u shoqërua me autogolin e autoriteteve greke që e morën në mbrojtje duke e akuzuar organet e drejtësisë shqiptare të vettinguara, për të cilin taksapaguesit grekë paguajnë në kuadrin e BE.

Skerdjan Dhuli: Nuk më intereson fare kjo gjë.

Shemsi Prençi: Ti nuk e kupton se çështja Beleri nuk ka të bëjë me Himarën. Se fakti që arrin politika greke dhe shkel mbi fondet e BE, pjesë e së cilës është edhe Greqia, duhet ta kuptojmë se është më e thellë. Pra, ti me kandidaturë të jashtëzakonshme, e detyron atë të bëjë forma të jashtëzakonshme.

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi deklaroi se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është personazh i botës së krimit.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Prençi u shpreh se Beleri ka disa vepra penale.

Sipas Prençit, të martën, SPAK do e dënojë Belerin.

“Në këndvështrimin tim, Beleri është një personazh i botës së krimit, me disa vepra penale. Ai është i burgosur. Beleri është i dënuar me 3 vite burg nga gjykatat shqiptare për dhunimin e simboleve kombëtare, vendim i cili ka mbetur në fuqi edhe pasi është ankimuar në Strasburg. Nuk e heq dot këtë targë. Beleri i është shmangur. Edhe pas ankimimit në Strasburg, vendimi i dënimit me 3 vjet ka ngelur ne fuqi. Beleri i është shmangur edhe gjykimit, edhe dënimit, por kjo nuk e bën të pafajshëm. Beleri është rikthyer pas ngjarjes së 2003, është kthyer për herë të parë në vitin 2015. Ky personazh kaq i pastër sipas jush, ky vjen papritur dhe na shpalelt hero për të gjithë bregun.

Në dijeninë time, SPAK ka siguruar prova direkte dhe indirekte dhe ka kërkuar një pretencë prej 2.5 vitesh burg. Nesër, Beleri do të marrë dënim 18-24 muaj burg dhe do të lirohet 2-3 muaj pas datës 14 maj, ose do të dalë në shërbim prove ditën e gjykimit”, theksoi ai.

Shemsi Prençi deklaroi në emisionin “360 gradë” se Fredi Beleri do të përballet me akuza të reja ndërsa ndodhet brenda qelisë, i arrestuar nën akuzën e shitblerjes së votave.

“Beleri do të përballet me disa akuza të tjera shumë shpejt nga drejtësia shqiptasre. Do të zhgënjehen drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe atyre që i kanë vendosur vulën në Tiranë. Fatkeqësia më e madhe do të mbetet në historinë e vendit që një grup liderësh të opozitës, në momente kyçe për opozitën morën vendime që i çoi në disfatë.”, tha Prençi.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi se Beleri paguante grekët që të vinin me taksi për të votuar.

“Duke qenë se ranë në sy me autobusat, u vendos që të vinin me taksi, do të sillnin shtetas grek dhe pagesa për ta ishte 500 euro. Këto gjëra i dinë himarjotët, dhe shumë njerë të tjerë që punojnë në institucione. Mendoj se do të hapin ndonjë proces tjetër ndaj Belerit.”, u shpreh gazetarja.

 

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera