Hapet kanali në YouTube: “360 gradë by Artur Zheji”

Hapet kanali më i ri në YouTube 360 gradë by Artur Zheji.

Pas një sezoni të sukseshëm të “Lufta dhe Paqja” në ekranin e ABCnews, ku nëpërmjet ekspertëve ushtarakë dhe të gjeo -politikës, publiku shqiptar u njoh nga afër me çdo aspekt të luftës në Ukrainë, Artur Zheji rikthehet sërisht në ABCnews me emisionin e aktualitetit “360gradë”.

 

Në studio janë përherë të pranishëm një panel i zgjedhur: gazetarë të politikës dhe kronikës, politikanë, analistë, përfaqsues të shoqërisë civile, … të gjithë me synimin për të komentuar aktualitetin në shoqëri, politikë dhe ngjarjet në botë.

Së fundmi për të mos humbur asnjë nga emisionet, debatet, faktet dhe ngjarjet e nxehta,  të cilat transmetohen “Live” çdo të hënë dhe të enjte në orën 21.00 në ABCnews, keni mundësinë ta ndiqni edhe në YouTube.

Ftojmë lexuesit e Portalit 360grade.al, dhe jo vetëm, të cilët prej kohësh  na ndjekin në Facebook, Instagram, apo Tiktok, tani mund të na ndjekin edhe në YouTube , duke u anëtarësuar në këtë kanal, nëpërmjet “subscribe”.

Ështe vetëm një “click”, është gratis, por që ndihmon shumë për të qënë të informuar!

 

https://www.youtube.com/@360gradebyarturzheji

 

 

 

 

360grade.al

Hapet kanali në YouTube: “360 gradë by Artur Zheji”

Të tjera