Zbulimi: Fabrikat e armatimit do ngrihen shpejt-360 gradë nga Artur Zheji

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, petrit Selimi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, komentoi mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sot dhe dje në Tiranë.

Selimi u shpreh se mungesa e Kurtit mund të jetë e qëllimshme.

Nuk besoj se ka një shpjegim racional për kryeministrin e Kosovës. De facto është tashmë prej 6 ditësh në Britani. Është pak çudi, por kemi një kryeministër që qëndron në Britani. Cameroon ishte këtu para një muaji. Mund të ketë mungesë të qëllimshme nga kjo platformë ku duhet të ishte në një konferencë ku do ishte Vuçiç dhe Rama. Kosova ka nevojë të jetë prezente dhe të përmirësojë imazhin. Po ashtu të jetë përkrah Shqipërisë”, tha ai.

 

Avokatja Enida Bozheku, e ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji, tha se armatimi është një nevojë e kohës. Ajo tha se kjo është një industri e domosdoshme, për të cilën shtetet kanë shumë nevojë.

“Armatimi është një nevojë tashmë, duam apo nuk duam ne, duhet të bëhet. Kjo është një industri e domosdoshme. Ne kemi mundësinë për ta bërë këtë, nën mbështetjen e partnerëve. Zelensky erdhi konkret dhe tha se dua këtë lloj armatimi”, tha ai.

Kapiteni Artur Meçollari, tha se nëse Ukraina ka nevojë urgjente për armë, Shqipëria nuk mund t’i ofrojë këtë ndihmë për shkak se nuk është gati dhe i duhet kohë ta bëjë diçka të tillë.

 

 

 

Ai shtoi se qeveria shqiptare në këtë plan duhet të ndërmarrë dy lëvizje; e para të krijojë kapacitete për prodhimin e municioneve, dhe e dyta të bëjë rolin e shpërndarjes së armëve për shtete e tjera, të cilat për arsye të caktuara nuk mund të çojnë armë në Ukrainë.

“Nëse Ukraina ka nevojë urgjente, ne nuk e përmbushim dot. Na duhet kohë. Qeveria duhet të lëvizë në dy drejtime, krijimi i kapaciteteve për municione, ndërsa Shqipëria ka nevojë po ashtu të bëjë distribucionin për Ukrainën ndaj shteteve, të cilat nuk mund të çojnë mundësi atje për arsye të caktuar dhe në këtë mënyrë ka shtete si Polonia, Rumani dhe Bullgaria, që nuk mund të çojnë municione në Ukrainë, por Shqipëria mund të përdoret si hap në këtë rast”, tha ai.

Ish –ministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për marrëdhëniet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë kësaj interviste, Selimi u shpreh se aktualisht nuk pret që të ketë përmirësim të marrëdhënieve mes Kurtit dhe Ramës, dhe se sipas tij mund të ketë ngjarje të tjera jo të mira.

“Kosova nuk e gjeti momentin e vet sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë. Tirana, Brukseli dhe Uashingtoni janë tre aleatë të rëndësishëm të Kosovës, por në këtë moment nuk shoh se mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve me Ramës dhe Kurtit, pasi Rama e ka drejtuar Shqipërinë drejt integrimeve europiane dhe drejt rolit paqe bërës, por Kosova ende nuk është në të njëjtin drejtim”, tha ndër të tjera ai.

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën ku pritej të vendosej nëse hetimet për dosjen e 21 janarit do të kryheshin nga Prokuroria e Posaçme apo nga ajo e Tiranës.

Vrasjet në Bulevard gjatë protestës së opozitës socialiste të 13 viteve më parë janë cilësuar krim shtetëror.

Edhe Gjykata e Strasburgut ka kërkuar rihetimin e kësaj ngjarje, ku katër qytetarë u vranë nga plumbat e Gardës me urdhër të shtetit.

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News”, u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet dhe të mos vazhdojë më me zvarritje, pasi ka ardhur koha që të bëhet drejtësi.

 

“Unë nuk jam avokat, por më shkrepëtin duku në ndërgjegjen time një fakt tjetër. Regjimi i kaluar ka një çudi me datat 20. Kur regjimi diktatorial, snajperët ishin mbi pallatin e kulturës dhe i gjithë sheshi Skënderbej mund të ishte përgjakur, por një urdhër i tillë nuk është dhënë. Politika shqiptare pati aq cipë sa ti emërtonte dëshmorë. Ai regjim diktatorial, kur nisi gjithë ajo lëvizje për shembjen e ati regjimi diktatorial nuk dha urdhër të qëllohej. Pra kush janë këta të gjejnë forcë, çfarë është kjo politikë shqiptare që po çon shqiptarët në vëllavrasje. Të mos bëjnë show me vënien e luleve sepse vetëm hapin më thellë plagët. Kemi një premtim nga ambasadori amerikan i mëparshëm, por presim peshqit e mëdhenj. Populli shqiptar detyrohet ti besojë organizmave të huaja, por siç e kemi parë nuk ka asnjë ndryshim. Në çdo vend të botës po të kishte ndodhur kjo, ministri i Brendshëm, por e gjithë qeveria do të jepte dorëheqjen. SPAK është i vetmi institucion që po punon”, ka thënë ndër të tjera polemisti Laert Vasili.

Nga ana e tij Avokati Edmond Petraj u shpreh: SPAK merret me pjesën e korrupsionit të hetimit të personave të nivelit të lartë. Marrëdhënia e gjithë vendimit të Strasburgut ka vetëm pretendimet e palës mbrojtëse. Nuk ka një hetim themeli që ka bërë Strasburgu. Ka dalë me vendimi që thotë nuk është administruar protesta. Seriozitetin e ka edhe Prokuroria e Rrethit mjafton dëshira dhe profesionalizimi.

Gazetarja Anduena Llabani theksoi: Çështja e 21 janarit nuk do të merret nga SPAK dhe kjo për arsye shumë të forta. Nëse do të ketë vullnet mbi palët politike. SPAK shikohet si drita jeshile në këtë histori, por mund të them se SPAK ka dështuar.

Kujtojmë se seanca e radhës për këtë çështje është parashikuar të mbahet në Gjykatën e lartë më datë 12 mars, ora 13:00.

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera