I preu rrugën furgoni, kamioni përplaset me trafikndarësen në autostradën Lushnje-Fier

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier, pranë fshatit Rrapëz. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një furgon. Bëhet me dije se furgoni i ka prerë rrugën kamionit që po udhëtonte nga Lushnja për në Fier.
Drejtuesi i kamionit ka kryer një manovër për shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti, kamioni ka pësuar dëme të mëdha, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
Policia shoqëroi në rajon, drejtuesin e mjetit tip furgon.
360grade.al