Video/ Ermali ikën në 4 të mëngjesit nga shtëpia, por çfarë u lë tek këpucët Amit dhe fëmijëve

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

 

E teksa dyshja janë goxha të angazhuar në përditshëmrinë e tyre, sidomos Ermali i cili tashmë është dhe në xhirimet e episodit të dytë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, ai ka surprizuar Amin dhe fëmijët e tij me një gjest shumë të ëmbël.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë moderatorja e cila tregoi se aktori kishte lënë nga një letër në secilën këpucë të tyre.

“Sot kur u zgjuam nga gjumi gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, shkroi Ami krahas videos.

Ja çfarë shkruhej në letrat që i kishte lënë moderatori:

“Amarda ime. Je dashuria e jetës time. Ermali”.

“Joel, diçka e mrekullueshme do të të ndodhi ty sot. Të dua shumë, babi. E dua zemrën tënde”.

“Siaaaa. Kjo lule është për ty. Por ti je më e bukur se çdo lule. Të dua shumë, babi”.

360grade.al

Amerikanët krijuan dy Shqipëri në Ballkan! Pse? – “360 gradë” nga Artur Zheji

Të tjera