Korriku 2023, muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë vitit 2023!

Drejt e nga databaza jonë, me statistikat më të fundit përsa i përket regjistrimit të mjeteve në Shqipëri, ju paraqesim statistikat për periudhën Janar-Korrik 2023.
7,985 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë muajit Korrik, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!
42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019.
874 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021.
6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023:
Itali 23%
Gjermani 21%
Zvicër 10%
Korea e Jugut 7%
SHBA 5%
Kina 4.9%

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse.
3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.

Flota e mjeteve gjithnjë e në rritje, sidomos gjatë sezonit veror me fluks të shtuar nga ardhja e emigrantëve, nxit për rritjen e vëmendjes gjatë qarkullimit me mjet, për kujdes më të lartë, gjithnjë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi!

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera