E rëndë/ E zë poshtë zetori teksa po punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lunxhëri të Gjirokastrës, ku burri ishte duke punuar tokën.
Mësohet se viktima është Kristo Suli 55 vjeç banor i fshatit Karjan.
Për ngjarjen është lajmëruar policia nga një bari i cili u gjend rastësisht ne vendngjarje.
360grade.al