Konflikt te “Unaza e Re”, dërgohet në spital shtatëzëna

Një grua shtatëzënë ka përfunduar në spital, pas konfliktit që bashkëshorti i saj ka patur me një person tjetër. Ngjarja u regjistrua sot rreth orës 19:00, në zonën e “Unazës së Re”.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, dy shtetas, Xh. G dhe A. T janë konfliktuar mes tyre, duke marrë dhe dëmtime. Nga dëmtimet të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në spital është dërguar dhe bashkëshortja e shtetasit A.T, e cila shtatëzënë ka asituar në sherrin e ndodhur mes dy burrave.
Policia e Tiranës njofton se Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
360grade.al