Sherr adoleshentësh në Tiranë, përfundon në spital 14-vjeçari (detaje)

Policia e Tiranës njofton se pasditen e të shtunës dy të mitur të moshës 14 vjeç janë zënë mes tyre. Një 14-vjeçarë, si pasojë e sherrit është dërguar në spital pë rndihmë mjekësore, ndërsa tjetri u shoqërua në nga forcat e rendit në komisariatin e Policisë. Ngjarja ka ndodhur tek rruga “5 Maji”, rreth orës 19:20′ minuta.
Policia e Tiranës në njoftimin për mediat, sqaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
360grade.al