Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri më 14 qershor, zbulohet agjenda

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet në 14 qershor në Gjakovë.

Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, e ku çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Takimet zyrtare do të nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare atje dhe më pas Kryeministrit Edi Rama.

Pas himneve të dy shteteve, në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

Kurti dhe Rama do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkëtt për shtyp, ku padyshim vëmendja e mediave do jetë çështja e Asociacionit dhe drafti që shefi i qeverisë shqiptare iu ka dërguar Presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz, dy prej kumbarëve të propozimit franko-gjerman.

Kryeministri Rama në një dalje të posaçme për mediet tha se për përmbajtjen e dokumentit nuk është konsultuar as me kryeministrin e Kosovës dhe me presidentin Vuçiç.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do jenë pjesë e një dreke të shtruar nga Kryeministri Kurti.

Në orën 16:00 priten edhe takime me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare të Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit, Dragashit, Tropojës, Kukësit dhe Hasit.

Agjenda e plotë:

11:00 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:15 -Mbërritja e kryeministrit Edi Rama

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë –Shqipëri

12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama

14:00 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës

16:00 – Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has.)

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera