“1 në 6 persona që duan bashkitë të dekorojnë del ish-bashkëpunëtor i Sigurimit”

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula në intervistën me Merita Haklajn foli dhe për një fakt në lidhje me kërkesat e bashkive për të dekoruar njerëz të ndryshëm, të cilat duhet të dinë nëse ata kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të sigurimit apo jo.

Sipas Sulës, shifrat flasin se 1 në 6 nga këta kandidatë rezulton të ketë qenë i përfshirë në ish-Sigurimin e Shtetit apo kanë bashkëpunuar me të.

“Vëmë re që nuk vijnë të gjithë institucionet. Tashmë kanë ardhur kërkesa nga bashkitë për medaljet dhe nderimet dhe aty gjejmë goxha. Përsa u përket zyrtarëve në detyrë shifra vjen duke u ulur, kjo edhe për shkak të moshës. Po të shohësh komisionet Bezhani-Mezini janë 10% të kandidatëve që pastrohen janë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit apo ish-instancat e dhunës. Kur vjen puna tek dekoratat është 1 në 6. Sepse kanë qenë dhe funksionarë që kanë bërë dhe gjëra të mira dhe ne nuk themi mos e dekoroni, por themi shiheni dhe këtë aspekt”, tha Sula./A2cnn/

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera