Investime mbi 200 mijë euro për të prodhuar kanabis/ Pas dy muajsh hetime zbulohet banda kriminale në Spanjë, 3 shqiptarë në pranga

Policia spanjolle ka çmontuar një plantacion kanabisi me rreth 4000 bimë, e vendosur brenda një ndërtese industriale në Tarragona.

Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni policor kanë rënë në pranga edhe tre shqiptarë, që kujdeseshin për kanabisin.

U deshën rreth dy muaj hetime që autoritet që zbulonin se në këtë ndërtesë ishte një plantacion kanabisi që kontrollohej nga mafia shqiptare, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas policisë katalanase, të rinjtë e arrestuar rreth moshës 20, dhe dy të tjerët 24 vjeç, ishin mbyllur në këtë plantacion që prej muajit mars, për të mos tërhequr vëmendjen. Gjithashtu u zbulua se ata kishin hapur edhe një tunel rreth 80 metra. Theksohet se kishte një infrastrukturë shumë të sofistikuar që pengonte të zbulohej era e marihuanës nga jashtë.

Sipas ekspertëve investimet në infrastrukturën e këtij plantacioni arrinte mbi 200 mijë euro. Hetimet vijojnë edhe dhe pritet që edhe persona të tjerë të lidhur me mafien që qëndron pas saj të arrestohen.

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera