SPAK heton tenderin 1 mln euro të mushkonjave, pas Binos, 4 zyrtarë merren në pyetje

SPAK po heton një tender të vjetër me vlerë rreth 1 milion euro për dezinsektimin e mushkonjave. Për këtë pak ditë më parë në pyetje u mor në pyetje nga organi i akuzës edhe shefja e Departamentit te epidemiologjise në institutin e shëndetit publik, Silva Bino.

Sipas lajmit të publikuar në Euronews, tenderi për dezinsektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë i zhvilluar në vitin 2019 me vlerë rreth 1 milion euro po hetohet nga SPAK.

Pak ditë më parë për këtë procedurë prokurimi u pyet shefja e Departamentit te Epidemiologjise në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Por krahas kësaj të fundit, Euroneës Albania mëson se SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve.

Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara.

Sipas burimeve dyshimet janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.

Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinsektimin e mushkojave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqëndruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike./ Marrë nga Euronews albania/

360grade.al

Hapet kanali në YouTube: “360 gradë by Artur Zheji”

Të tjera