Historia e pabesueshme: Pse 4 fëmijët (njëri vetëm 1 vjeç) i mbijetuan ferrit të xhunglës për 40 ditë?

Kjo është një mrekulli!

Pas 40 ditësh, katër fëmijë të zhdukur pas rrëzimit të një avioni në xhunglën e Kolumbisë, janë gjetur të gjallë. Ata janë 13, 9, 4 dhe 1 vjeç!

Për javë të tëra ata janë endur nëpër pyjet e dendura të xhunglës, duke ndërtuar streha dhe duke u ushqyer me fruta. Pas një kërkimi të lodhshëm që përfshiu qindra ushtarë dhe indigjenë, fëmijët janë më në fund të sigurt.

“Një gëzim i madh për të gjithë vendin,” shkroi presidenti kolumbian Gustavo Petro të premten. “Katër fëmijët që humbën në xhunglën kolumbiane 40 ditë më parë, janë gjetur të gjallë”.

Ai publikoi gjithashtu një foto të ushtarëve dhe indigjenëve që ndihmuan në kërkimin e fëmijëve indigjenë. Fëmijët ishim vetëm kur grupet e kërkimit i gjetën dhe tani po marrin kujdes shëndetësor.
Gjyshja Fatima Valencia ia atribuoi mbijetesën e fëmijëve, natyrës luftarake të 13-vjeçares Lesly. Presidenti Petro tha: “Ata ishin vetëm dhe ia dolën vetë. Ky është një shembull i mbijetesës totale që do të hyjë në histori”. Sipas autoriteteve, fëmijët mbijetuan falë pakove që u hodhën nga helikopterët. Pakot përmbanin farina, një ushqim tipik vendas, ujë, sanduiçe, biskota, serume dhe një çakmak.

Mesa duket ato i kanë shërbyer qëllimit të tyre për të ushqyer të miturit dhe kanë mundur të lënë një gjurmë në pyll, që shërbeu si një çelës për shpëtimtarët e tyre. Fëmijët u rrëzuan me 1 maj gjatë një fluturimi me avionin e vogël Cessna 206 në Kolumbinë jugore. Nëna e tyre, piloti dhe një drejtues indigjen vdiqën në aksident. Avionët e vegjël privatë janë shpesh mënyra e vetme për të mbuluar distanca të gjata në rajonin e pakalueshëm.

Një operacion i madh kërkimi që përfshinte 160 ushtarë dhe 70 indigjenë u nis me shpresën për të shpëtuar 13-vjeçaren Lesly, 9-vjeçarin Soleiny, 4-vjeçarin Tien Noriel dhe 1-vjeçarin Cristin. Më 18 maj, shërbimet e urgjencës gjetën këpucë, pelena, lidhëse flokësh, gërshërë, një shishe për fëmijë dhue një strehë të improvizuar me degë dhe gjethe si dhe fruta gjysmë të ngrënë.

Duke përdorur objektet dhe gjurmët e gjetura, ushtarët mundën të rindërtonin rrugën që fëmijët kishin përdorur. Fillimisht ata u larguan 4 kilometra në perëndim të vendit të përplasjes. Më pas mesa duket u ndeshën me një pengesë dhe u kthyen në veri.

Pylli tropikal është shumë i dendur, gjë që e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë gjetjen e fëmijëve. Veç kësaj, bie shi pothuajse pa pushim.

Ushtria përdori qen gjurmues, helikopterë dhe imazhe satelitore, ndër të tjera, për operacionin masiv të kërkimit. Përveç kësaj, 10 mijë fletëpalosje u hodhën në zonë, ku u bëhej thirrje fëmijëve në spanjisht dhe në gjuhën e tyre indigjene të qëndronin aty ku janë.

Fenerë të fuqishëm ndriçues dhe altoparlantë me zërin e gjyshes së tyre u përdorën për të orientuar fëmijët drejt vendit të duhur.

Fëmijët i përkasin një komuniteti indigjen dhe njohuritë e tyre për rajonin mund t’i kenë ndihmuar ata të mbijetojnë në xhungël.

Gjyshja e tyre, Fatima Valencia i beson më së shumti aftësive të vajzës së madhe. “Ajo ka qenë gjithmonë si nëna e saj, ajo i çonte të tjerët në pyll. Ajo i njeh bimët dhe frutat. Ne vendasit mësojmë që në moshë të re se cilat janë të ngrënshme dhe cilat jo”.

Sipas raportimeve të medieve, fëmijët nga Kolumbia ishin me nënën e tyre në rrugën për te babai, i cili ishte larguar nga rajoni pas kërcënimeve të vazhdueshme nga një grup i ndarë i organizatës guerile FARC. Popujt indigjenë, aktivistët sociale dhe ambientalistët në veçanti janë në shënjestër të vazhdueshme të bandave kriminale.(BILD)

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera