Veliaj: Nis në vjeshtë funksionimi i 3 linjave të shpejta të transportit publik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar pas një takimi me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen, se këtë vjeshtë do të nisë në Tiranë funksionimi i 3 linjave të shpejta të transportit urban.

“Kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFË që të fillojmë sistemin e transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFË-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojmë,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se ky projekt do të nisë këtë vjeshtë.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që nënvizoi kryebashkiaku është edhe ai i rindërtimit të konvikteve.

“Ndihma juaj e çmuar për konviktet na e bën më të lehtë edhe këtë mënyrë dinjitoze të trajtimit të studentëve që vijnë në Tiranë, fillimisht si studentë nga një qytet tjetër dhe pastaj bëhen rezidentë permanentë dhe janë pjesë e kontingjentit të talentit që ka ky qytet dhe që mban ekonominë e qytetit tonë kaq të fortë,” tha Veliaj.

 

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera