“Pas lindjes së djalit, kulmi i emocioneve ishte dasma”/ Kurorëzuan lidhjen e tyre, Klea dhe Elgit Doda: Sytë i thonë të gjitha, ëndrra e bërë realitet

Klea Huta dhe Elgid Doda kurorëzuan lidhjen e tyre fundjavën e pare me një ceremoni madhështore, ku dhe kanë rrëfyer emocionet e përjetuara pas 7 vitesh bashkëjetesë.
Klea dhe Elgiti te ‘Më lër të flas’, thanë se emocionet gjatë kurorëzimit kanë qenë të forta dhe se ëndrra e tyre u bë realitet.
Klea tha se dasma ishte emocioni më i madh i jetës së saj pas lindjes së djalit, Kridit.
“Unë kam provuar dhe lindjen e djalit, Kridit, pas lumturisë së madhe nga ardhja e tij në jetë, kjo ishte kulmi i emocioneve që kam përjetuar deri tani në jetë”, tha Klea.
Ndërsa Elgiti tregoi se edhe pse kanë 7 vite bashkëjetesë momenti kur e ka parë partneren e tij me vellon e bardhë i kanë dhënë ati një tjetër ndjesi.
“Ishte një emocion shumë i fortë. Vërtet kemi bashkëjetuar 7 vjet, po kur e sheh me vello të bardhë është tjetër ndjesi. Ishte shumë emocion i fortë dhe se mbajta dot, nuk e kontrollova dot”, tregoi Elgiti.
“Është shumë e bukur Donald dhe uroj me gjithë zemër ta përjetoni këtë emocion. Kur t’i imagjinon veten që fëmijë me fustan të bardhe dhe të shoqëron babai drejt altarit, ëndërr e bërë realitet, por në të mirën e asaj që kisha ëndërruar. Për më tepër ardhja e Kridit drejt altarit, janë disa emocione që nuk shpjegohen dot, por sytë e mi i thonë të gjitha”, tha Klea.
360grade.al