Putin: Kundërofensiva ukrainase ka dështuar, por kanë ende potencial sulmues

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha të premten se kundërofensiva e madhe që Ukraina ka përgatitur prej muajsh ka “filluar” në front, por se forcat e Kievit nuk kanë mundur “të arrijnë qëllimet e tyre”.

“Mund të themi, plotësisht, se ofensiva ka filluar, gjë që dëshmohet nga përdorimi i rezervave strategjike të Ukrainës”, tha Putin në një video-incizim, i cili është transmetuar në Telegram nga një gazetar i televizionit publik rus.

“Të gjitha përpjekjet kundërofensive, deri më tani kanë dështuar, por regjimi ukrainas ka ende potencial sulmues”, shtoi Putin dhe deklaroi se përgjigja e Rusisë “do të bazohet në atë vëzhgim”.

Ushtria ruse ka raportuar se ditët e fundit janë zhvilluar luftime intensive në jug të Ukrainës, duke pretenduar se ka zmbrapsur disa sulme ukrainase, të cilat do të paraqisnin fillimin e një kundërofensive të madhe, të cilën Shtabi i Përgjithshëm ukrainas e ka përgatitur për muaj të tërë.

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera