Shpërthim në një fabrikë raketash në Turqi, 5 të vdekur

5 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë raketash dhe eksplozivësh të shtunën, tha ministria e mbrojtjes e Turqisë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45, në periferi të kryeqytetit, Ankara.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë disa autoambulanca dhe zjarrfikëse. Xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit.

Anëtarët e familjes nxituan menjëherë në fabrikë, ndërkohë ka nisur hetimi për shkakun e shpërthimit.

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera