BALFIN bëhet aksioneri kryesor i TBU, nis një faze e re zhvillimi për Universitetin

Grupi BALFIN është bërë aksioneri kryesor i Tirana Business University College (TBU), duke e çuar kuotën e aksioneve të tij në 60%. Në këtë mënyrë BALFIN merr drejtimin e zhvillimit të një faze të re të TBU, qoftë në aspektin teknik, ashtu edhe në atë financiar.

Rritja e pranisë së Grupit BALFIN përkthehet në mundësi më të shumta për nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe që synojnë të nisin studimet universitare, ashtu edhe për studentët që janë në kërkim të një profesioni, të një rritjeje profesionale, apo karriere të re. Shumë shpejt do të prezantohen programe të reja që do të ndërtohen nisur nga kërkesat reale të tregut të punës në sektorin privat. Programet e reja të studimit do të jenë një pikë takimi e të rinjve dhe nevojave që kanë bizneset për profesionistë të rinj.

TBU, duke shfrytëzuar praninë e Grupit BALFIN në 10 shtete të ndryshme, do të prezantojë programet e saj të reja në partneritet me universitete të tjera ndërkombëtare dhe kompanitë më të rëndësishme që do t’i mundësojnë studentët të shkëlqejnë në botën gjithnjë në zhvillim të arsimit, biznesit, sipërmarrjes dhe më gjerë.

Një e dhënë premtuese nga të dhënat më të fundit të këtij Universiteti është se 86.5% e studentëve të tij punësohen përpara diplomimit. Nga 2023 e në vijim, me mbështetjen e BALFIN si aksioner kryesor, pritet që kjo shifër të rritet edhe më, ndërsa zgjerohen mundësitë për sipërmarrje dhe mbështetjen financiare të studentëve me rezultate të larta dhe në nevojë ekonomike.

TBU u themelua në vitin 2010. Përfshirja e BALFIN Group si aksioner në 2014 hapi një fazë të re të zhvillimit të Universitetit, fazën e shumëfishimit të kapaciteteve për praktika studentore dhe nisje të karrierës profesionale në një moment sa më të hershëm që përgjatë studimeve.

Tirana Business University njihet gjerësisht si Universitet i fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën, akredituar institucionalisht dhe për të gjitha programet e studimit, i cili kujdeset për studentët deri në mënyrë të personalizuar. TBU ka diplomuar 12-të breza të studentëve në Bachelor dhe në Master, dhe së shpejti diplomon brezin e 13-të. TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në Administrim Biznesi me profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing, Drejtësi. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit është Fakulteti i ri në TBU i cili do të jetë operativ në vitin e ri akademik 2023-2024, bashkë me programet e veta të ciklit bachelor dhe master, ndërsa programet e tjera vijojnë normalisht.

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera