Alarmi nga Izraeli! Mercenarët drejt Kosovës!| Lufta dhe Paqja

Kompani izraelite Terror Alarm ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ku thekson se grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë. Sipas kompanisë, informacioni është siguruar nga Open Source Inteligence, përkatësisht nga monitorimi i kanaleve PMC Wagner në Telegram.

Postimin në llogarinë e Twitter-it, kompania e bëri mbrëmë pas përshkallëzimit të situatës në Zveçan kur grupe kriminale serbe sulmuan policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ku mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të kësaj të fundit, të cilët iu desh që të merrnin trajtim mjekësor në spital.

Duke folur për këtë në “Lufta dhe Paqja”, eksperti Artur Meçollari tha se gjatë kohës kur pati tensione për targat, janë identifikuar persona të grupit Wagner. Sipas ekspertit, me tensionet e reja, po tentohet që të krijohet një tjetër krizë midis Lindjes dhe Perëndimit, pra të zgjerohet zona e konfliktit.

“Po të deshifrosh deklaratën e Lavrov, një ministër i jashtëm në gjendje lufte që nuk ka kohë të merret me Ukrainën, duke u marrë me Kosovën do të thotë se ishte një frymëzim jo vetëm për Serbinë por edhe për forca të tjera që mund të kenë hyrë si është Wagner.”, u shpreh Meçollari.

“E gjithë retorika është prodhimi i një krize tjetër midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Rusisë dhe aleatëve të saj dhe Perëndimit. Pra të zgjerojnë zonën e konfliktit, ashtu siç tentuan në Moldavi, po tentojnë edhe në Kosovë. Nuk është çudi që nesër mund të tentojnë me një sitiatë të tillë edhe në Bosnje.”, shtoi eksperti.

 

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku, e ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Sipas gazetares, tensionet më të mëdha priteshin në Zveçan, ku edhe pati përplasje mes grupeve serbe dhe KFOR-it, zonë e njohur për serbët që kanë bërë rezistencë ndaj autoriteteve.

“Dallimi që do të bëja këtë herë është se qendra e krizës është zhvendosur nga Mitrovica e Veriut në Zveçan. Zveçani është njohur për serbët që kanë qenë më rezistentë dhe më të ashpër ndaj autoriteteve të Kosovës. Në një farë mënyre prisnim se do të kishim atje zhvillime”, tha gazetarja.

 

Eksperi i gjeopolitikës, Enri Hide beson se dronët mbi Moskë, do të pasohen me veprime të tjera, ndoshta edhe më strategjike.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Hide u shpreh se tanimë, skush nga krerët e më të lartë të qeverisë ruse nuk do të jetë më i sigurt kur të dalë në rrugë.

“Efekti i parë është efekti psikologjik mbi një Rusi e cila mendonte se ishte e paprekshme nga sulmet e armikut, mbi një Moskë e cila mendonte se ishte e padepërtueshme dhe që hedh poshtë mitin e padepërtueshmërisë së sitemeve mbrojtëse, qofshin këto ajrore apo të tjera të Moskës. Gjithashtu, është një element që ka, që mbart një dozë të lartë të luftës psikologjike, i tregojnë në zonat ku ranë, elitës ruse që nuk janë më të paprekshëm. Ka të bëjë pikërisht me vendin ku janë hedhur këto, është një sulm i qartë psikologjik, një goditje psikologjike. Tanimë, do fillojë të ketë gjithnjë e më shumë një lidhje midis askioneve që bëhen brenda Rusisë dhe duket sikur kjo fija e Belgorodit po zgjatet dhe po shkon deri në Moskë.

Ky nuk është fundi, mendoj se shumë shpejt do shikojmë edhe aksione të tjera me rëndësi më strategjike. Askush nga krerët e më të lartë të qeverisë ruse nuk do të jetë më i sigurt kur të dalë në rrugë”, theksoi ai.

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera