Panik në Det! Dronët ukrainas kapin në befasi anijen ruse!| Lufta dhe Paqja

Një anije ruse u godit në dalje të Bosforit në Detin e Zi nga tre dronë ukrainas dhe kjo ngjarje shtoi dyshimet. Kapiten Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News foli në lidhje me anijën ruse, që ra pre e sulmeve teksa lundronte në brigjet turke.
Meçollari tha se goditja se është bërë rreth 40 milje në hyrje të Bosforit, jashtë ujrave territorial turke, në një zone me trafik të madh detar.
“75 km pa arritur në Bosfor anija është tentuar të goditet nga tre drone ukrainas. Odesa ku është baza e droneve është 600 km larg. Kjo do të thotë se rajoni ku është bërë goditja është me trafik të rëndë detar,” tha kapiteni.
Ai theksoi se autoritetet ruse nuk e akuzojnë dot Amerikën për këtë sulm, pasi të drejtosh gishtin tek autori, para së gjithash kërkon infomacion të saktë dhe të besueshëm.
“Saktësia e goditjes në një zonë me trafik të madh do të thotë se ka pasur një informacion shumë të specifikuar. Anija që ka sjell dronët ka pasur kontrollin e tyre dhe në këtë rajon ku ka ndodhur goditja kanë qenë tre avionë zbulimi një i Britanisë, një i Amerikës dhe i NATO-s. As autoritetet ruse nuk akuzojnë Amerikën sepse të bësh një akuzë të tillë duhet të ketë një informacion të besueshëm,” shtoi Meçollari.
Një anije ruse është goditur me dron në brigjet e Turqisë, përkatësisht në dalje të Bosforit në Detin e Zi, ndërsa dyshimet janë se pas këtij akti qëndron Ukraina.
Kapiteni Artur Meçollari, tha se Ukraina mund të godasë anije ruse në ujërat ndërkombëtarë. Ai theksoi se trupat ruse ka qenë shumë të dobët në ruajtjen e personaliteteve ushtarake në front, dhe këtë e dëshmon numri i lartë i vdekjeve.
Nëse Ukraina është në gjendje të godasë një anije ruse edhe ne oqeanin paqësor, pra, ujërat ndërkombëtarë janë pjesë e operacionit të luftës. Veprimet të tilla, krijojnë një front 360 gradë të forcave ruse. Forcat ruse nuk luftojnë në një front klasik. Parimi i mbrojtës së trupave ka qenë shumë i dobët. Janë eliminuar shumë personalitete ushtarake. Në këto kushte dobësohet morali dhe mënyra e mbrojtjes së forcave ruse”, theksoi ai.
Kolonel Dritan Demiraj, theksoi se Rusia ka qenë “ mbështetësja me e madhe e luftës hibride, ndërsa kjo strategji sot duke se po i bie” kokës”.
“Babai dhe mamaja e luftës humbur janë rusët, Që nga 2014, Rusia ka qenë ekzekutuese e luftës hibride”, theksoi ai.
Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, thotë se pritet të këtë fushata të luftës hibride. Sipas tij, kjo strategji përdoret nga palët, që të arijnë rezukltate strategjike në fushën e betejës.
“Do filloj një fushatë e tillë, goditje, që janë asimetrike ndaj kundërshtarit në mënyrë që me pak fuqi të marrë rezultate strategjike në fushën e betejës”, theksoi ai.
360grade.al