Rusët dhe amerikanët përplasen në Ukrainë! | Lufta dhe Paqja

Kolonel Dritan Demiraj në një lidhje Skype me emisionin “Lufta dhe Paqja”, fillimisht foli në lidhje me tezën se tanimë në Ukrainë po luftojnë SHBA me Rusinë, për shkak të armatimit të dërguar nga Perëndimi dhe SHBA.

Demiraj tha se në Ukrainë kemi një integrim të 3 sistemeve kundërajrore gjermane, që janë edhe më të mira se ata të SHBA dhe po kanë rezultat.

“Beteja ajrore në Ukrainë, ka hyrë në fazën më të sofistikuar. Kemi një integrim të 3 sistemeve gjermane, që kompesojnë njëra-tjetrën.

Të gjithë prodhimet e kompanive gjermaneve, janë më të suksesshme, përveç, nëndetseve dhe aeroplan mbajtëseve”, tha ai.

Sa i përket shpërndarjes së informacionit si nga Rusia, por edhe SHBA, Demiraj tha se në Ukrainë përpos luftës në terren, kemi edhe një luftë informacioni..

“Përveç luftës që kemi në Ukrainë është edhe luftë informimi. Duhet të analizojmë sulmin e brendshëm. Sulm me 81 raketa dhe 6 dron dhe rezultati iu mbrojtës është 34 me 4.

Unë besoj se kanali rus “60 minuta”, tanimë kemi një avancim të mbrojtjes ukrainase, por shpresoj që sasia e tyre të mundësojë mbrojtjen në vazhdim. Shpresoj po ashtu që të vazhdojë furnizimi, sepse nëse Rusia vazhdon me sulme të tilla, do kërkohen sërish” tha ai.

 

Gjenarali i amerikan, Wesley Clark një përson shumë i dashur për shqiptarët, pasi ka qenë gjeneral i NATO-s në luftën e Kosovës, në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se kundërofensiva e Ukrainës do të zhvillohet. Sipas tij rusët janë duke bërë gabim që po mbajnë Bakhmut me aq kosto dhe shton se Ukrainë duhet të zhvillojë kundërofensivën në jug në drejtim të Krimesë.

Për këtë kolonel Demiraj i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, shprehet se nuk mendon se ai ka të drejtë sa i përket Bakhmut. Demiraj shton se ushtria ruse në Bakhmut po vazhdon të funksionojë dhe po i shkakton humbje të mëdha asaj ukrainase.

“Edhe mund të jetë ashtu. Gjenerali Clark është një person që ka qenë komandanti suprem i SHBA në Evropë. Sot është i përfshirë për sigurinë në Ballkan. Ai mund të ketë të drejtë, por unë nuk mendoj se ka të drejtë për Bakhmut.

Unë mendoj që ushtria ruse, në Bakhmut po vazhdon të funksionojë. Tërheqja e tyre dhe zjarri i Rusisë ka eliminuar gati 2 batalione ukrainase” tha Demiraj.

Kapiten Artur Meçolleri në lidhje me këto teza tha se nëse Ukraina dëshiron që të shkaktojnë një kolaps politik në Rusi, i duhet një fitore strategjike në drejtim Krimesë.

Sa i përket Bakhmut, ai tha se po mbahet nga forcat Ëagner, duke shtuar se ky qytet për të dyja palët përbën një objektiv moral, më shumë se sa strategjik.

”Në rast se Ukraina dëshiron që krijojë një kolaps politik në Rusi, duhet të krijojë një fitore strategjike në drejtim të Krimesë.

Rusët e mbajtën Bakhmut me forcat e Wagner dhe Wagner krijoi një kredencial shumë të madh atje. Kredencialet e tij u rritën shumë pas suksesit të tij në Bakhmut. Ky vend për të dyja palët përbën një objektiv moral shumë të rëndësishëm, jo aq ndoshta nga pikëpamja strategjike.

Në Bahkmut të dyja palët kanë pësuar humbje të konsiderueshme” u shpreh Meçollari.

 

Kolonel Dritan Demiraj thotë se arrestimi i 3 shkencëtarëve rusë të fushës raketore disa muaj më parë, është kërkuar nga tetë shkencëtarë të tjerë, me anë të një letre drejtuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpeh se këta shkencëtarë, janë marrë me raketat Kinzhal, për të cilët të arrestuarit akuzohen se i kanë dhënë informacione shërbimeve të inteligjencës amerikane.

Sipas Demirajt, marrja e informacionit do t’i bënte sistemet raketore shumë të suksesshme ndaj Kinzhalit.

“Lajmi sigurisht që është i vërtetë. Ka rreth 1 muaj që një grup prej 8 shkencëtarësh, 8 shkencëtarët më të mëdhenj të fushës raketore të Federatës Ruse, që i kanë dërguar një letër presidentit Putin për burgosjen e këtyre 3 shkencëtarëve, që janë marrë në mënyrë të veçantë me raketat Kinzhal. Mirëpo, ka një diskordancë këtu midis kësaj, në rast se do të bëjmë një analizë të ftohtë. Raketat Kinzhal raportohen se janë goditur 1 javë më parë, ndërkohë këto janë arrestuar në muajt shtator dhe tetor dhe i fundit në janar. Unë mendoj që në rast se këto shërbime sekrete amerikane kanë arritur të marrin specifiket teknologjike të raketës Kinzhal, pastaj është e mundur që sistemet raketore të interferojnë, të jenë më të suksesshme. Ajo që e bën më të veçantë një armë, fshehja e karakteristikave dhe cilësisë teknologjike.

Është një luftë tekonologjike në nivelet më të mëdha, ku secili krah është gati të investojë miliarda dollarë, për të marrë teknologji të tjetrit. Arsyeja që këto janë arrestuar dhe unë e besoj plotësisht, është interferimi dhe mundësimi i marrjes së teknologjisë. Një nga problemet më të mëdha, një nga investimet më të mëdha të teknologijsë amerikane, është grumbulluar për vjedhjen e kësaj teknologjie”, theksoi ai.

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera