Masakra e gjeneralëve rusë! | Lufta dhe Paqja

Kolonel Dritan Demiraj tha se SHBA dhe Britania e Madhe kanë disa merita sa i përket luftës në Ukrainë. Në një lidhje live nga SHBA për emisionin “Lufta dhe Paqja”, Demiraj tha se suksesi ukrainas qëndron tek shtimi i pajisjeve, stërvitja si edhe rritja e kapaciteteve ushtarake.

“Dy janë pikat kryesore në të cilat SHBA dhe në mënyrë të veçantë Britania e Madhe ka meritë sa i përket konfliktit në Ukrainë. Drekt menjëherë pas pushtimit të Krimesë në 2014, dy agjensi kryesore kanë zhvilluar një proces modernizimi të jashtëzakonshëm në dy institucione, krijimin dhe ristrukturimin e Drejtorisë së Përgjithshme të inteligjencës ukrainase dhe Komandon e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës nga fillimi dhe shkëputjen e tyre nga GRU dhe Ministria e Brendshme.

Deri në 2014, gjatë kohës që ishte presidenti Yanukovych, të dy këto institucione kanë qenë të infiltruara në mënyrë të frikshme nga dy institucionet kryesore ruse, ninistria e brendshme dhe shërbimet sekrete. I gjithë ky sukses i jashtëzakonshëm i tyre qëndron mbi faktin e pajisjes, stërvitjes dhe rritjes së kapaciteteve.”, tha Demiraj.

Kolonel Dritan Demiraj në një lidhje live nga SHBA për emisionin “Lufta dhe Paqja”, i pyetur nëse suksesi i Ukrainës në luftën me Rusinë është kreu i inteligjencës ushtarake në Kiev, Kyrylo Budanov apo është vetëm pjesë e propagandës u shpreh se Budanov sot është një nga dy njerëzit më të fuqishëm sot në Ukrainë dhe një nga më të besuarit e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike

 

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera