Frikë në Moskë! Ukraina zbulon raketat britanike Storm Shadow!-Lufta dhe Paqja

Kolonel Çlirim Toçi, i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, foli në lidhje me paradën e 9 Majit dhe po ashtu për raketat britanike që kanë shkuar në Ukrainë.
Në lidhje me paradën në Sheshin Kuq, Toçi tha se kjo ishte parada më e varfër e parë ndonjëherë. Ai shtoi se në sytë e Putinit shikohej frikë dhe pasiguri.
“Parada e 9 Maj, ishte një nga paradat më të vakta në histori. Opinioni e priste që do të kishte një reagim më të vakët, por jo një paraqitje të tillë të forcave ruse.
Në sytë e Putin shikohej frika dhe pasiguria, shikohej pak a shumë ajo që Rusia po has vështirësi në Ukrainë” tha koloneli.
Në lidhje me raketat britanike që kanë mbërritur në Ukrainë, koloneli tha se ata duan pak kohë që të përfshihen në artileri, por janë armë që mund të ndryshojnë rregullat e lojës.
“Kjo do të jetë një vlerë tjetër e shtuar për Ukrainën. Ukrainas do të kenë një mundësi më shumë për të fituar ndaj Rusisë.
Për mua këto raketa britanike mund të ndryshojnë rregullat e lojës në terren. Por do ta shohim me kohën.
Për momentin avionë Ukrainës i kanë dhënë Polonia dhe Sllovakia që janë të modelit lindor” shtoi Toçi.
Kolonel Çlirim Toçi, i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” foli edhe në lidhje me incidentin lokal të ndodhur në kufirin mes Estonisë dhe Rusisë më 9 Maj.
Në momentin që në qytetin rus në kufi me Estoninë po përgatiteshin për të festuar, në faqen e muzeut të luftës që qytetin estonez në kufi u vendos një banderolë “Putin, kriminel lufte” e cila dukej edhe nga qyteti rus.
Sapo është ngritur kjo banderolë, kryetari i policisë së qytetit rus ka kërkuar takim urgjent me kryetar i policisë së qytetit estonez dhe takimi është bërë në mesin e urës që lidh dy qytetet.
Rusët kanë kërkuar që ajo banderolë të hiqet, por Estonia ka refuzuar duke u shprehur se bazuar në ligjet e tyre, asnjë vend tjetër nuk mund të ndërhyjë në një vend sovran.
“Të martën në kufirin mes Rusisë dhe Estonisë, qyteti në anën ruse kishte vendosur të bënte një shfaqie me rastin e fitores së 9 Majit mbi fazhizmin.
Në anën estoneze në faqen e muzeut të luftës, që duket nga territori rus, u vendos një banderolë, “Putin, kriminel lufte”, e cila provokoi rusët.
Spektakli i përgatitur nga rusët është realizuar dhe është ndjekur edhe nga rusofolësit në Estoni. Kryetari i policisë së qytetit rus, i ka kërkuar një takim urgjent kryetarit të policisë së qytetit estonez dhe janë takuar në mes të urës që bën lidhjen mes qyteteve.
Një takim i paplanifikuar, i kërkuar nga pala ruse. Nuk është dhënë asnjë ultimatum. Estonezët kanë thënë se në bazë të ligjeve të tyre, banderola është e rregullt dhe nuk do të hiqet. Rusia nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në një vend sovran, kjo është deklarata që ka bërë Estonia” tha ai.
Koloneli tha se tanimë pak ditë pas kësaj ngjarjeje, situata është e qetë dhe nuk ka tensione.
360grade.al