Video/ Si do ta ndëshkojë Franca kërcënimin e Wagner kundër Macron? | Lufta dhe Paqja

Kreu i organizatës famëkeqe mercenare ruse Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, ka kërcënuar ditën e sotme drejtpërdrejt presidentin francez Emmanuel Macron. Ai theksoi se do t’i shkulin dhëmbët jo vetëm Macronit, por cilitdo person, i cili hedh baltë për grupin Wagner.

“Ne mund të shkulim dhëmbët e kalbur nga ato gojë të liga. Ne mund t’i shkulim dhëmbët Macronit dhe në përgjithësi kujtdo që hedh baltë në grupin Wagner”, tha ai.

Ky zhvillim në arenën ndërkombëtare u diskutuan sot në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News. Eksperti i Gjeopolitikës, Enri Hide, e cilësoi këtë si kërcënim qesharak, që në thelb tregon gjendjen e dëshpëruar ushtarake të këtij grupi.

“Është kërcënim qesharak. Kemi të bëjmë me momente të dëshpëruara ushtarake. Wagner duket si e ka ardhur fundi”, tha ai.

Kapiteni Artur Meçollari, thotë se kërcënimi ndaj Macron ka ardhur më tepër për të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas tij, ky grup ka marrë paralajmërime nga Rusia, se nëse largohet nga Ukraina do të cilësohet dezertim dhe për pasojë do dënohen sipas ligjeve në fuqi.

“Prigozhin e ka rritur shumë stekën, sepse ai s’mund të jetë kërcënim për shkak edhe të distancave, dhe është retorikës se e ka rritur stekën për të qenë lajm i parë në mediat ndërkombëtare. Prigozhin është në një situatë dhe sot ka marrë një paralajmërim, nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, i cili i ka thënë se nëse ju largoheni, do konsiderohet si dezertim dhe do dënoheni sipas ligjeve në fuqi”, tha ai.

Koloneli Dritan Demiraj shprehet se tani që Wagner që po i del nga kontrolli edhe presidentit Vladimir Putin, fundi i tij është shumë i afërt, dhe këtë e bazoi në këtë logjikë:

“Mendoj dhe gjykoj, tani që po i del jashtë kontrollit Putinit, Rusia ka rregull që i asgjëson këto me metoda të ndryshme dhe besoj se po i vjen fundi, dhe në momentin, që po kërcënon edhe Purtinin, këtu ka kaluar vijën e kuqe.”, tha ai

 

Në pjesën e dytë emisioni “Lufta dhe Paqja”, u përqëndrua tek armët që po bëjnë luftën në Ukrainë, sic është tanku gjerman “Gepard”, i cili ka patur shumë sukses në luftën kundër dronëve iranian të cilët janë përdorur shumë nga ushtria ruse.

Kapiten Mecollari tha se tanket gjermane “Gepard” kanë ndryshuar skemën e mbrojtjes kundërajrrore ukrainase, si atë kombëtare, por edhe atë në luftim, pasi mbrojtja është skazhonuar: deri në 100 km, mbrojtja kundërajrore kryhet nga raketat patriot dhe raketat e tjera perëndimore, ndërsa për mbrojtjen e afërt përdoren me sukses tanket “Gepard. Tanku përdoret për shënjestrat që fluturojnë në distancë të afërt dhe me shpejtësi të ulët. Ka një fuqi zjarri prej 1000 predha në minutë”.”

Kolonel Demiraj tha se mbrojtja ukrainase është përmirësuar shumë kohët e fundit. Një mbrojtje kundërajrore e sukseshme përbëhet nga pessë shtresash. Dy janë sistemet të cilat kanë revolucionarizuar mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës: “Gepard” dhe “Ajris T”, të cilët janë përgjegjës deri në 20-30 km, të cilët i shtohen mbrojtjes kundërajrore të kryer nga sistemet “Patriot”>

Kolonel Demiraj tha gjithashtu se mungojnë në media të dhënat mbi shkatërrimin e armatimeve perëndimore nga ana e ushtrisë ruse, kjo do e bënte analizën më profesionale dhe të besueshme.

Dy janë karakteristika e luftimeve në javët e fundit, ku Federata Ruse ka organizuar një valë me një sasi të madhe dronësh, për të asgjesuar raketat ukrainase. Nga ana tjetër Ukraina është treguar e zgjuar duke përdorur sistemet “Gepard” dhe “Ajris T”, – u shpreh kolonel Demiraj.

Në emisjonin “Lufta dhe Paqja” të gazeterati Artur Zheji në ABCnews u trajtua dhe sulmi I përqëndruar I FBI-së amerikane kundër rrjeteve agjenturore ruse, si në territorin amerikan dhe në Europë. Këto sulme kanë patur në shënjestër çaktivizimin e programe të sofistikuara kompjuterike të përdorura nga elita e spiunëve rusë.

Zheji tha se kjo është vetëm maja e ajsbergut e asaj që po ndodh në botën e spiunazhit dhe kundërzbulimit botëror, ku shumë personalitete ushtarake perëndimorë janë zbuluar dhe arrestuar pasi ishin në shërbim të federatës ruse.

Kapiten Meçollari tha se në momentin kur lufta arrin tensionin maksimal dhe jemi në kushtet kur fati I saj do të përcaktohet shumë shpejtë, aktivizohen të 5 variantet e spiunëve, duke përfshirë dhe spiunët e fjetur. Elemetni I dytë është se spiunazhi funksionon më shumë në shtabet dhe komandat e përgjithsme , aty ku janë qëndrat vendimarrëse. Zbulimi ushtarak punon në terren , ndërsa spiunazhi I mirëfilltë në qëndrat ku merrën vendimet.

 Studiuesi I gjeopolitikës Hide tha se për shkak të rritjes dhe  intesifikimit të veprimtarisë, është rritur edhe probabiliteti I zbulimit të këtyre agjentëve të fjetur por edhe atyre aktivë. Rusia është duke përdorur edhe “gurët e fundit të shahut” , por pa sukses , përderisa nuk ka mundur të ndryshojë vendimet e marra nga perëndimi dhe kjo vërtetohet me faktin se vendet perëndimore jo vetëm nuk janë përçarë, por edhe e kanë intesifikuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

 

Lidhur me këtë temë, kolonel Demiraj u shpreh se 5 kompani I kanë krijuar “dhimbje koke” Amerikës pasi prej vitit 2008 dhe deri në ditët e fundit me realizimin e operacionit kundër programit “Snake” kanë qënë të sukseshme në luftën kibernetike. Këto  kompani kanë arritur të kënë akses edhe në sistemet kompjuterikë të Pentagon dhe Departamentit të Shtetit .

Kolonel Demiraj tha se vërtetë FBI ka qënë e sukseshme në luftën ndaj krimit kibernetik por operacionet nga viti 2012 deri në 2021 FSB ka bërë të mundur kapjen e mbi 2700 agjentëve të cilët drejtonin rrjetet në Federatën Ruse. Duke bërë krahasimin me numrin e agjentëve rusë të kapur në SHBA dhe atyre të kapur në Bashkimin Europian mund të jenë në raportin 1 /10.

360grade.al

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Të tjera