Kush e trembi Putinin në Sheshin e Kuq?! | Lufta dhe Paqja

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News u diskutua në lidhje me paradën e 9 Majit të bërë nga Rusia, e cila ndryshe nga herët e tjera ishte e varfër sa i përket personave me peshë pjesëmarrës, por ishte e varfër edhe në prezantimin e armëve.

Kolonel Dritan Demiraj tha se e gjithë kjo lidhet me pushtimin e paprecentë që Rusia i bëri Ukrainës. Sipas Putin tanimë është i izoluar si kurrë më parë.

“Unë besoj që të gjitha këto pyetje tanimë i kanë marrë përgjigjet prej 15 muajsh. Pushtimi i paprecedentë i Ukrainës ka bërë që Putin të izolohet si kurrë më parë.

Ky konflikt nuk i ka dhënë atij atë që ai donte. Kështuqë është e qartë, ai është i dëshpëruar dhe turpëruar para të gjithë botës,” tha Demiraj.

Në lidhje me faktin e mungesës së armëve moderne, kapiten Artur Meçollar i tha se parada bëhet për të demonstruar forcën dhe arsyeja pse kjo paradë ishte kaq e varfër në këtë aspekt, sipas Meçollarit lidhet me kërcënimet e mundshme.

“Parada binte në kontrast me situatën që ndodhet. Parada bëhet për të demonstruar forcën, por kam përshtypjen që filozofia më të cilin lidhet parada lidhet me kërcënimin që mund të ekzistojë.

Në parada ka pasur eliminim të udhëheqësve. Për aq sa kohë nuk dihet se kush ka qenë ajo forcë që ka goditur Kremlimin pak ditë më parë, i cili ishte një paralajmërim, kjo mua më le të dyshoj. Sepse në këtë situatë gjëja e vetme që duhet të bënte Putin, ishte të demonstronte forcën dhe të krijonte besim” tha ai.

Nga ana tjetër eksperti, Enri Hide tha se Putin sot ngjante me “Don Kishotin”. Ai shtoi se po ashtu kjo demostratë tregoi se Putin e ka humbur lidhjen me realitetin.

“Me duket se ky personash me duket si Don Kishoti, në luftë me historinë. Kjo demonstron si paradë që ka një izolim të skajshëm gjeopolitik të Putinit.

Kjo paradë demonstron po ashtu, se ai njeri e ka humbur tanimë lidhjen me realitetin. Kjo paradë tregonte fundin pa nder të një fuqie të madhe” the Hide.

 

360grade.al

Flauti magjik i Sali Berishës!

Të tjera