Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur lidhur me projektin që po zhvillohet te Piramida në Tiranë.

Veliaj tha për emisionin “Opinion” se Piramida do të jetë një nga shkollat teknologjike më të medha publiken Shqipëri.

Ai shpjegoi dhe projektin dhe mënyrën se si do të funksionojnë kjo shkollë, teksa theksoi dhe ndihmën që bashkia e kryeqytetit do të japë për fëmijët që do të zgjedhin këtë shkollë.

“Ritransformimi jo vetëm estetik, por dhe në funksion, mendoj se bën diferencë këtu. Do të  jetë shkol.la publike më e madhe teknologjike. Ka 32 kuba, kubi është një nga klasat. Sot ne kemi një ambiecje që të kemi mbi 10 mijë që kodojnë si profesionistë. Pjesa tjetër ka së pari një heqje totale të betonit që shërbente për monumentin e Enver Hoxhës. Kemi fituar një hapësirë që më parë ishte betonizuar. Mënyra që është konceptuar, funksionon vërtet si një kampua. 1 e 3 janë klasa, 1 e 3 janë shërbime, patjetër që do te ketë një kafe, një restorant. Kemi krijuar një agjenci “Qendra Piramida” mes bashkisë së Tiranës dhe fondit shqiptaro-amerikan, për administrimin. Do të jetë enti që do të administrojë. Gjysma e fëmijëve janë të subvencionuar nga Bashkia e Tiranës dhe ADF”,-tha Veliaj./Opinion.al

360grade.al

Vdekja! Kjo Zonjë madhështore!

Të tjera