Situata në selinë blu, Bamir Topi ‘zbulon’ se çfarë do të ndodh pas datës 14 Maj: Sali Berisha e ka rrugën …

Ish-presidenti Bamir Topi parashikon një rikthim të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike (zyrtare) pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai u shpreh në një intervistë në emisionin “Frontline” se pas datës 14 Maj do të nisë një debat shumë i fortë politik brenda demokratëve.

“Di sa mund të ecin këta me litarin që i ka vënë për të kullotur. Ata që e ndërtuan personalitetin e tyre politik në mënyrë të pavarur nuk janë atje më. Por të gjithë këta të tjerët janë atje se të gjithë kanë marrë frymë nga Sali Berisha. Ata që po sillen në mënyrë të dyfishtë pas datës 14 Maj, do të fllojë një debat shumë i fortë politik brenda PD. Këta e kanë çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale.

Ajo pjesqë që luan me dy këmbë pasi të fillojnë gjithë këto debate do hapë rrugën. Do dalë një nevojë që PD zyrtare, do të shpallë zgjedhjet, kuvendin e radhës dhe zërat intelekutorë do të thonë që në këtë garë kemi nevojë t’i ftojmë të gjithë dhe ai që e ka rrugën e hapur për të shkuar te vula është Sali Berisha. Ata që nuk e kanë menduar këtë kanë qenë ose naiv ose kanë qenë totalisht në funksion të kësaj loje që do të ndodhë”, deklaroi Topi.

Ai u shpreh se grupimi i Alibeajt përbëhet nga individë që u strukën në zyran e ngushta duke iu gëzuar ofiqeve pa treguar asnjë personalitet politik.

“Ata që përdorin alibinë për të mos dëmtuar PD është një falsitet. Situata nuk u ekspozua sot. Është një situatë e akumuluar. Këta njerëz shkojnë dhe bëjnë një betejë të madhe gati butaforike sepse u desh shumë mund. U përballua edhe sulmi i dimrit dhe erdhëm në këtë situatë. Partia e grupimit të Alibeajt, nuk përfaqësonte politikisht atë që njerëzit janë mësuar të shohin te Partia Demokratike. Unë e kam parë grupimin e Alibeajt si një grup burokratësh.

Njerëz që u strukën në ato zyrat e ngushta. Iu gëzuan ofiqeve të parlamentit. Por trajektorja e tyre ishte shumë e shkurtër. Është një zhgënjim shumë i madh që tregon mungesë të personalitetit të tyre politik. Rreth Alibeajt janë edhe figura të tjera që sot janë në parlament. Kanë punuar me atë që sot është futur te Partia e Lirisë, zoti Berisha. Tani jemi në kohën që bëjmë analizën mbi bazën e dyshimeve të qenësishme. Njerëzit e grupimit të Alibeajt tregojnë mungesë qëndrueshmërie të karakterit politik”, deklaroi Topi.

Më tej ai u shpreh se Roland Bejko është koshient që nuk mund ta fitojë garën për bashkinë e Tiranës por ka qenë i kushtëzuar për t’u futur në garë që PD të jetë e përfaqësuar.

“Ai që thonë nëse ka presion apo nuk ka presion, unë shoh një presion politik, mediatik dhe publik që Berisha e ka bërë në mënyrë konstante ndaj tyre. E ka kuptuar që këta janë njerëz të shantazhueshëm. Dua të veçoj Roland Bejkon. Është koshient që nuk shkon për të qenë fitues i bashkisë. Ai ka kushtëzuar që nëse nuk do të pranonte në këto kushte, i binte që PD të shkonte drejt shkërrmoqjes totale. Por tani jemi në kushte të tjera kur një pjesë e njerëzve të cilët që në fillim u orientuan qartë ndaj asaj që po ndodhte me zotin Berisha. Sot janë në atë lloj pozicioni që quhet pozicioni i dyfishtë. Këto nuk e kuptojnë që e mendoni ju që Sali Berisha do të përjetonte marrjen e siglës dhe vulës pa emocion sikurse e ka përjetuar? Ai nuk po merret fare me këtë punë. Ai e di shumë mirë sepse është një lojtar i vjetër në politikë. Të gjithë këta janë produkte të tij. Alibeaj ka qenë ministër i tij. Alibeaj është përdorur prej tij edhe në beteja të forta kundër institucioneve publike”, tha ai.

360grade.al

Hapet kanali në YouTube: “360 gradë by Artur Zheji”

Të tjera