Objekt për koleksion, makina e nisur nga i ndjeri Pol Uoker në “Fast & Furious” del në ankand

Një makinë e drejtuar nga aktori Pol Uoker në filmin e famshëm “Fast & Furious” do të dalë në ankand. Shtëpia e ankandeve “Bonhams” do të organizojë një shitje në internet të “Nissan Skyline R34 GT-R” të vitit 2000.

Uoker, i cili vdiq në vitin 2013 në një aksident me makinë, fitoi famë me rolin e tij si Brajan O’Koner në serinë e filmave që kishin për temë qendrore makinat e garave. Ai drejtoi makinën e famshme në “Fast & Furious 4” që u publikua në 2009.

Aktori ishte përfshirë vetë në personalizimin e R34 GT-R, duke punuar përkrah Deril Alison e Kaizo Industries. Përtej ndryshimeve të shumta që u bënë në makinë, Uoker insistoi që mbi këtë model gjatë filmit të mos vendoseshin ngjitëset e zakonshme, kështu që u ruajt modeli e saj blu.

 

Modeli GT-R u shfaq gjerësisht në film, duke përshkuar Los Anxhelosin në një garë rruge me aksione të larta dhe duke u përdorur më pas për kontrabandë në kufirin meksikan. Sekuencat e aksioneve, që përfshinin hedhjen në erë të makinës, u kryen nga gjashtë makina të këtij modeli Skyline, katër prej të cilave ishin modele GT-T me rrota të pasme jo-turbo.

PANORAMASPORT.AL

360grade.al

Hapet kanali në YouTube: “360 gradë by Artur Zheji”

Të tjera