Plagosja me armë në Lushnje/ U qëllua nga një automjet në lëvizje, 60-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

Gazetari Ervis Kuçi ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e raportuar në Lushnje.

Bëhet me dije se e plagosur ka mbetur 60-vjeçarja Bajame Seneja, ndërsa ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmë mjekësore.

“E plagosur në këmbë, ka mbetur 60-vjeçarja Bajame Seneja dhe ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat të Lushnjes. Aktualisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Janë ngritur edhe pikat e kontrollit në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse dhe për identifikimin e automjetit më të cilin po lëviznin autorët. Janë marrë marrë edhe dëshmi”, raportoi gazetari.

360grade.al

Sfida: Kurti dhe i vetëm trim në Luftë! | Lufta dhe Paqja

Të tjera