Armatosja e frikshme e Ukrainës dhe Ofensiva e Pranverës!| Lufta dhe Paqja

Kapiteni Artur Meçollari në studion e “Lufta dhe Paqja” tha se Ukraina po pajiset me armatim sulmues si shenjë qëndrese ndaj agresioni rus, i cili nuk di të ndalur.

Ai theksoi se muaji shkurt ishte muaji më i favorshëm për planet e Rusisë, ndërsa tani me përmirësimin i kushteve atmosferike duket se do t’i japë një ndihmë Ukrainës.

“Ukraina është duke u pajisur me armatim sulmues. Momenti më i mirë i ofensive ruse ishte në muajin shkurt, sepse Ukraina ishte më e dobët dhe jemi në kushtet që moti po ndryshon dhe Ukraina është duke u pajisur dhe në një të ardhme të afërt Ukraina është duke përgatitur një ofensivë ndaj rajoneve të pushtuara”, tha Meçollari

Agresioni rus në Ukrainë ka zgjuar botën. Shtetet e fuqishme, kryesisht ato që ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore mbështesin Ukrainën duke e cilësuar sulmin rus akt kriminal dhe të dënueshëm.

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, tha në “ Lufta dhe Paqja” se këtë pranverë konflikti do të intensifikohet në sensin që do të përcaktojë se cila palë do të jetë më pranë fitores. Ai beson duke parë dhe lëvizjet e fundit se Ukraina do triumfojë përballë sulmin vrastar të Vladimir Putinit.

“Kjo pranverë do intensifikojë konfliktin, në kuptimin e arritjes së objektivave strategjikë. Në fund të kësaj pranvere. Unë jam shpresëplotë se Ukraina do të dalë fitimtare, në një formë apo në një tjetër”, tha ai.

Ai shtoi se perëndimi ia ka bërë të qartë Vladimir Putinit se nuk negocion dot me të, dhe në këto kushte, duket se ka dalë në skenë presidenti i Kinës.

“Perëndimi nuk ka çfarë të negociojë me Putinin, ia ka bërë të qartë. Presidenti i Ukrainës tha se jam i gatshëm që të bisedojë me presidentin kinez, dhe kjo është një lloj hapjeje, sepse Rusia nuk mund të negocioje më ,dhe ndaj është futur tani Kina. Kina nuk do jetë e vetme në këtë lojë, dhe do t’i atashohet ndonjë palë tjetër”, tha Hide.

360grade.al

Sfida: Kurti dhe i vetëm trim në Luftë! | Lufta dhe Paqja

Të tjera