Rrezikojnë përditë jetën! Banorët në unazën jugore të Elbasanit ngrihen në protestë

Unaza jugore e Elbasani që është njëkohësisht segmenti kyç që bën kalimin në drejtim të juglindjes së Shqipërisë është bllokuar nga banorë të zonës.
Bllokimi vjen në shenjë proteste nga banore të zonës ku kanë ndodhur shumë aksidente fatale rrugore për shkak të mungesës së mbikalimeve dhe nënkalimeve të këmbësorëve.
Banorët kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre pasi shprehen se ndihen të rrezikuar çdo ditë për jetën e tyre.
Ata propozojnë ndërtimin e një nënkalimi, pasi sipas tyre mbikalimi është më i papërshtatshëm për t’u përdorur nga të moshuarit apo fëmijët.
360grade.al