Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga, plagosen tre persona

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

360grade.al

Armatosja e frikshme e Ukrainës dhe Ofensiva e Pranverës!| Lufta dhe Paqja

Të tjera