Caktohet shteti që pret ‘final-four në Nations League

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur se Holanda do të presë për herë të parë finalet e Nations League. Qytetet e Roterdamit dhe Enschede janë zgjedhur nga Federata Holandeze e Futbollit për të pritur ndeshjet. Gjysmëfinalet do të jenë më 14 dhe 15 qershor 2023, ndërsa finalet për e tretë dhe të parë do të bëhen më 18 qershor 2023.

Shorti për përcaktimin e çifteve për gjysmëfinalet do të hidhet në janar 2023 në Nyon (data dhe ora nuk janë caktuar ende). Holandës do t’i bashkohen në finalet e Nations League, Kroacia, Italia dhe Spanja.

360grade.al

Km-ja dhe Doktori, më të gëzuarit e sotshëm të politikës shqiptare!

Të tjera