FOTO: Pasagjerja hap derën e avionit në mbi 10 000m lartësi sepse “Jezusi ia kërkoi ta bënte”

Një grua u përpoq të hapte derën e një avioni pasagjerësh të linjave Southwest Airlines në SHBA, teksa ishin duke fluturuar në mbi 10 000 metra lartësi, por fatmirësisht u ndalua ta bënte nga pasagjerë të tjerë dhe dy ndihmës të fluturimit.

Pasagjerja problematike u arrestua të dielën pas panikut të shkaktuar në fluturimin nga Houston, Texas drejt qytetit Columbus në Ohio teksa pretendonte se “Jezusi i kërkoi të hapte derën e avionit në mbi 10 000 metra lartësi”.

Dokumentet e publikuara nga gjykata e Arkansas thonin se 34-vjeçarja ishte ngritur nga sedilja e saj dhe eci drejt fundit të avionit ku nisi “t’i ngulte sytë derës së daljes”, thanë dëshmitarët.

E pyetur nga dikush ajo u përgjigj fillimisht se dëshironte të shikonte nga dritarja.

Gruas më pas iu kërkua të kthehej në vendin e saj por ajo shtyu punonjësin e fluturimit dhe tentoi të hapte derën e avionit.

Një pasagjere dëgjoi zhurmat e panikut nga stafi dhe shkoi për t’i ndihmuar në ndalimin e gruas, duke e mundur atë përtokë.

Por teksa ata e ndalonin, gruaja e kishte kafshuar në kofshë pasagjeren dhe refuzonte të hiqte dorë nga tentativa.

Në raportin e arrestimit thuhet se gruaja vazhdonte të kafshonte pasagjeren derisa njerëzit i futën gishtat në gojë për të liruar kapjen e nofullës së saj.

Më tej në raportin e FBI thuhet se gruaja nisi të godiste me kokë murin e avionit duke u thënë anëtarëve të shokuar të stafit se “Jezusi i kishte thënë të fluturonte drejt Ohio dhe më pas e udhëzonte të hapte derën e avionit.”

Pa arrestimit, gruaja deklaroi në polici se do të vizitonte një mik të familjes që ishte pastor në Maryland.

Ajo ishte nisur nga shtëpia pa bagazhe dhe bashkëshortit i kishte thënë se po e linte.

Ajo shtonte se kishte pësuar një atak paniku “dhe kishte bërë gjëra që normalisht nuk do t’i bënte.”

Edhe gruaja e kafshuar tha se pas incidentit pësoi atak ankthi madje doktorët i dhanë një infeksion për të parandaluar infeksione të mundshme hepatiti.

360grade.al

Km-ja dhe Doktori, më të gëzuarit e sotshëm të politikës shqiptare!

Të tjera