Tentoi të vidhte makinën luksoze të këngëtarit të njohur, grabitësit i ndodh e papritura

Disa hajdutë kanë tentuar që t’i grabisin makinën tip “Porsche” këngëtarit të famshëm, John Legend. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Los Angeles ka bërë të mundur arrestimin e një burri, i cili hyri në makinë sportive luksoze.

Gjatë kësaj kohe, mediat e huaja shkruajnë se këngëtari ishte brenda në një studio muzikore. Ndërkohë departamenti i policisë ka thënë se mjeti në fjalë ishte parkuar jashtë vendndodhjes, ku grabitësi ishte në gjendje të depërtonte, të ulej dhe të ndizte automjetin.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë dhe ka nxitur sigurinë që thërriste forcat e rendit. Grabitësi doli nga makina dhe filloi të ecte, më pas vrapoi dhe u përfshi në një ndjekje të shkurtër përpara se të merrej përfundimisht në paraburgim. Ai u arrestua për veprën penale të tentativës për vjedhje të makinës.

Nga ana tjetër kujtojmë se John dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, pritet të festojnë 10-vjetorin e martesës në vitin 2023. Modelja e njohur u martua me artistin e njohur në vitin 2013.

Ndërkaq Chrissy e përjetoi shumë fort humbjen e djalit të saj, Jack, 2 vjet më parë. Atëherë u tha se modelja pati një abort spontan, por nuk paska qenë tamam ashtu.

Chrissy rrëfeu të vërtetën e plotë, duke zbuluar kështu përse e kishte aq te madhe ndjenjën e fajit. Sipas saj, mjekët ia ndërprenë shtatzëninë sepse po i rrezikonte jetën.

360grade.al

Km-ja dhe Doktori, më të gëzuarit e sotshëm të politikës shqiptare!

Të tjera